“Me kokë dhelpre dhe bisht gjarpri, Thaçi thërret për luftë të armatosur”!

Aktuale

“Me kokë dhelpre dhe bisht gjarpri, Thaçi thërret për luftë të armatosur”!

Nga: N.Sh Më: 24 tetor 2018 Në ora: 20:38
Hashim Thaçi

Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar një konflikt të mundshëm, apo një mundësi e një lufte të re në rajon, në rast të mos arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Por kjo mund të jetë e kundërta e asaj se çka thotë Hashim Thaçi, pohon kryetari i Ballit Kombëtarë Demokrat, Gazmend Islami.

Ai thotë se tashmë jemi mësuar me batutat e presidentit Thaçi.

“Nëse arrihet marrëveshje me Serbinë me ato se çka pretendon z. Thaçi për shkëmbim territoreve, atëherë mund të besoj dhe jam shumë i bindur se mund të ketë konflikt të armatosur dhe ne shqiptarët në asnjë rrethanë nuk do të pranojmë që të luhet me kufijtë në të cilët Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj. Pra ndryshimi i kufijve do të thotë thirrje për luftë të armatosur dhe kjo do të kishte pasoja fatale jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin, sepse do të ishte zinxhir i lidhur ngushtë me njëra tjetrën”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kosovën po donë ta futë në krizë politike, ekonomike

dhe institucionale vetëm për të arritur qëllimet e veta që të mbetet ende në politikë.

“Pra është ka luhet një lojë e pistë e tij i cili duke shfrytëzuar kanalet e tina të errëta me shërbimet franceze dhe shërbimet e fshehta jo mike të Kosovës, e donë destabilizimin për të mbetur vet në pushtet. Mirëpo nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë dhe me një konsensus politik, ku shqiptarët e Kosovës e krijojnë një komision të ri mbarë shtetëror që bisedon me Serbinë për të arritur paqen do të ishte e mirëseardhur dhe kjo do të sillte në rajon paqe afatgjate”, pohon ai.

“Mirëpo nëse tentohet të luhet me kufijtë me idetë e sëmura psikike të presidentit Thaçi, atëherë Kosova shkon drejt luftës, pra është e kundërta e asaj se çka thotë z. Thaçi”, shton tutje kreu i BKD-së.

Islami pohon se, Hashim Thaçi tash e 20 vite po shantazhon dhe tmerron politikën e Kosovës me miq të tij jo shqiptarë.

“Unë kisha dëshiruar dhe lutëm se sa më shpejt që të jetë e mundur të shkohet në zgjedhje dhe të bëhet një konsensus që Hashim Thaçi të shkarkohet sepse përderisa ai është në krye të shtetit, Kosova jo vetëm që nuk do të ec përpara, por Kosovës do ti paraqiten skenarë të tmerrshëm për mosfunksionim të shtetit të Kosovës për të vetmen arsye se në krye të shtetit e kemi një njeri i cili tash e 20 vite e shantazhon dhe e tmerron politikën e Kosovës me miqtë e tij jo shqiptar, të cilët nuk i duan të mirën Kosovës dhe popullit shqiptarë. Hashim Thaçi do të përshkruhet si një kreator as dhelpër e as gjarpër këtë kisha zgjedh mes të dyjave, bishtin e gjarprit dhe kokën e dhelprës”, përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat