Rashiq: Gjuha e trupit tregon se Vuçiq e Thaçi kanë arritur marrëveshje për kufijtë - Bota Sot
Rashiq: Gjuha e trupit tregon se Vuçiq e Thaçi kanë arritur marrëveshje për kufijtë

Aktuale

Rashiq: Gjuha e trupit tregon se Vuçiq e Thaçi kanë arritur marrëveshje për kufijtë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:16
Nenad Rashiq

Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste serbe, Nenad Rashiq, ka folur në lidhje me idenë e korrigjimit të kufijve Kosovë- Serbi.

Sipas Top-Channel ish- ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se ka vërejtur një gjuhë trupi në mes Presidentit Hashim Thaçi si dhe atij Aleksandar Vuçiq që lë të kuptojë se tashmë ka një marrëveshje.

”Gjuha e trupit që unë shoh tek Vuçiq dhe Thaçi po më tregon se ata kanë një marrëveshje mes tyre për korrigjim kufijsh”.

”Ata po vazhdojnë tensionet duke kërkuar kërkuar momentin kur ne në Ballkan të themi ‘vetëm të mos ndodhë dicka e keqe se e nënshkruajmë çdo gjë”.

Rashiq ka folur edhe për gjendjen në Veri të Kosovës, derisa ka deklaruar se atje ka një vakum ligjor dhe për këtë, fajtor janë ndërkombëtarët.

Rashiq është një serb që punon çdo ditë me shqiptarët e Kosovës, ai thotë se nuk ka dallime mes tyre.

Por qëndrimet e tij e kanë penalizuar rëndë në raport me Beogradin zyrtar. Rashiq e quajnë tradhtar të serbëve, të pabesë dhe që punon për interesat e Prishtinës.

Ndryshe nga serbët e Veriut që nuk i njohin institucionet e Prishtinës, në jug të Kosovës ka një pakicë të serbëve që janë pothuajse të mohuar nga Beogradi dhe presidenti Vuçiq.

”Ne kemi 2 fytyra të Beogradit, një zyrtar dhe një jozyrtar dhe më kanë sulmuar fort”, – Thotë Rashiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...