Trump, Merkel dhe Putin në Paris, Macron fton edhe Thaçin (Dokument) - Bota Sot
Trump, Merkel dhe Putin në Paris, Macron fton edhe Thaçin (Dokument)

Aktuale

Trump, Merkel dhe Putin në Paris, Macron fton edhe Thaçin (Dokument)

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 09:53
Emmanuel Macron dhe Hashim Thaçi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

Në këtë ngjarje unike pritet të marrin pjesë liderët më të fuqishëm të botës, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë krerë shtetërorë nga mbarë bota.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në këtë ngjarje ka ftuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në ftesën që ka siguruar medi  thuhet se në njëqind vjet pas kësaj ngjarje, është detyrë e të gjithëve që në mënyrë solemne ta përkujtojmë armëpushimin dhe t’i nderojmë miliona viktima të atij konflikti global.

“Përtej përkujtimit, kjo është po ashtu një mundësi për të reflektuar rreth rendit të sotëm botëror dhe përgjegjësisë sonë kolektive për forcimin e paqes botërore dhe qeverisjes, duke pasur parasysh mësimet e nxjerra nga Lufta e Parë Botërore dhe angazhimet e më pasme për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme’, thuhet në ftesën që Macron ia ka dërguar presidentit Thaçi.

Në këtë letër, Macron i shkruan Thaçit se kjo është arsyeja për të cilën po i përcjell ftesën “Do t’ju isha shumë mirënjohës nëse do ta shprehni përgjigjen tuaj nëpërmes ambasadorit francez të akredituar në vendin tuaj. Shpresoj se do të keni mundësi ta nderoni këtë ceremoni dhe hapjen e Forumit Parisien të Paqes me prezencën tuaj”, thuhet në ftesën që presidenti francez ia ka dërguar Presidentit të Kosovës.

Tash e disa ditë, në media ka qarkulluar edhe lajmi për mundësinë e një takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë në Paris.

Klikoni KËTU për listën e plotë të pjesëmarrësve.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat