Miratohen në Kuvend tri ligje të reformës administrative, Kosova më afër BE-së - Bota Sot
Miratohen në Kuvend tri ligje të reformës administrative, Kosova më afër BE-së

Aktuale

Miratohen në Kuvend tri ligje të reformës administrative, Kosova më afër BE-së

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:16
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në rend të ditës ishin gjithsej 41 pika, ku u miratuan vetëm 10 projektligje.

Kuvendi i kaloi në lexim të parë tri projektligjet e reformës së administratës publike, përkatësisht projektligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, projektligji për zyrtarët publik si dhe projektligji për pagat.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe sot kanë bojkotuar seancën.

Ata morrin pjesë vetëm në miratimin e dy pikave të para.

Miratohen në Kuvend tri ligje të reformës administrative, Kosova më afër BE-së

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, pas kalimit të tri projektligjeve për reformën në administratën publike, ka thënë se tri ligjet adresojnë jo vetëm sfidat tona të brendshme si shtet por do të ndihmojnë Kosovën të përafrohet me Bashkimin Evropian dhe standardet e qeverisjes së mirë.

Kuvendi i Kosovës sot kaloi në lexim të parë tri projektligjet e reformës së administratës publike, përkatësisht projektligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, projektligji për zyrtarët publik si dhe projektligji për pagat.

Yagcilar përshëndeti dhe vlerësoi lartë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës për procesin më të rëndësishëm të reformave në administratën publike.

Sipas një komunikate të Minstrisë së Administratës Publike, ministri Yagcilar, falënderoj anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, për përkrahjen e fuqishme të përpjekjeve tona të vazhdueshme për modernizmin e administratës publike me qëllim që të kemi shërbime më të mira publike për qytetarët, të rrisim transparencën dhe llogaridhënien si dhe të kemi një administratë profesionale.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar raportin vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 201, duke thënë se AKP duhet të mbyllet për shkak se ka shkatërruar ekonominë e vendit.

Deputetët kërkojnë mbylljen e AKP-së

Derisa deputetët e opozitës nuk morën pjesë as në vazhdimin e seancës plenare, në përjashtim të PSD-së, pati polemika gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu tha se ky raport paraqet një shpërfaqje të punës operative e financiare të AKP-së, dhe të një modeli ekonomik totalisht të gabuar.

Ai tha se 70 përqind e importeve në Kosovë janë produkte ushqimore, teksa shtoi se nuk nevojitet asgjë e jashtëzakonshme që ekonomia vendore  të bazohet në kërkesë, duke prodhuar vet produktet që importohen. Për këtë ai tha se PSD-ja nuk do ta votojë raportin në fjalë.

Sejdiu: AKP-në duhet ta mbyllim komplet

“Raporti të nderuar kolegë është i saktë, por është i saktë për një çështje dhe model ekonomik totalisht të gabuar. Nëse raportojmë saktë për gabime, atëherë ky është hap i mirë përpara, pra kemi progres, po raportojmë saktë për gabimet ekonomike të 18 viteve të fundit dhe mirë është kjo, sepse tash e kemi të gjithë të qartë se këtë agjencion duhet me e mbyllë komplet... Ky Agjencion i Privatizimit e ka shkatërruar ekonominë dhe nuk kemi nevojë me vazhdu me të. Mundemi me marrë vendim politik dhe me thënë ‘e ndalim privatizimin deri sa vijmë me një program ekonomik që e revitalizon ekonominë e kësaj Republike’”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ë fokusohet në orientimin e tregut nga oferta tek kërkesa, në mënyrë që prodhimi të jetë fokusi kryesor.

Politikat ekonomike, sipas Sejdiut duhet të bëhen në funksion të vendeve të punës e jo të profitit.

Ndërsa, deputeti i Nisma-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se asnjëherë nuk u hetua AKP-ja përkundër kërkesës së deputetëve për një gjë të tillë.

Ai foli edhe për hetimin e katër policëve të Kosovës për lëshim të informacionit për djalin e shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

Zeka: Sikur të kisha shkop magjik e kisha shkri AKP-në krejt

“Sot inspektorati i Policisë të Kosovës hap hetime kundër policëve të cilët nuk kanë bërë absolut asnjë shkelje. Ndërsa ne nga foltorja e këtij Parlamenti, me dhjetëra herë kemi lyp hapjen e hetimeve ndaj Agjencionit të Privatizimit në Kosovë... Unë personalisht as nuk e përkrahi e as nuk e votoj këtë raport të këtij Agjencioni, por me pas fuqi magjike, unë neër këtë Agjencion e kisha shkrirë krejt”, tha ai.

Pos AKP-së, Zeka shprehi shqetësimin edhe për ndërmarrjet publike, për të cilat tha se po udhëhiqen nga njerëz privat e “mafiozë”.

Në fund, raporti nuk është votuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Edhe pse Kuvendi i Kosovës, pati në rend të ditës emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, nuk pati kuorum për votim.

I propozuar për kryesues ishte Ruzhdi Morina, ndërsa për anëtarë Frederick Artesani, Driton Qehaja, Ymer Ymeri dhe Behxhet Haliti

***

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë lidhur me shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka deklaruar se është i lumtur që në Kuvend mes deputetëve të pozitës dhe opozitës ka qëllim të përbashkët lidhur me AKP-në.

“Shitja  e aseteve të Kosovës nuk na ka sjell investitorë të huaj. Më gëzon fakti që jemi në një pikë që pajtohemi të gjithë, pajtohemi që raporti është korrekt. Më pëlqej ideja që mund të nisim ta mbyllim AKP-në, ose ta ndryshojmë ligjin. Hajdeni e mbyllim këtë monstrum ekonomik”, tha Sejdiu,.

Ndërsa edhe deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka u shpreh se Agjencia Kosovare e Privatizimit duhet të mbyllet.

“Me pas fuqi magjike këtë agjencion e kisha shkri krejt. As nuk e përkrahi dhe as nuk e votoj këtë raport të këtij agjencioni. Shumë vrasje janë bërë në Kosovë për shkak të këtij agjencioni”, tha Zeka.

Ndërsa, deputetë të AAK-së dhe Bilall Sherifi nga Nisma Social demokrate kanë kërkuar që në këtë seancë të shqyrtohet raporti vjetor dhe si i tillë të votohet.

LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për çështjen e korrigjimit të kufijve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se do të dorëzojnë kërkesën e re në Kryesi të Kuvendit për të kërkuar vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme dhe miratimin e rezolutës e cila kërkon që çështja e kufijve të Kosovës  të mos diskutohet me Serbinë në dialogun e Brukselit.

Hoti në hollin e Kuvendit, tutje tha se asnjë deputet i Kuvendit nuk e përkrah idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit, derisa vlerësoi se është shqetësuese insistimi i tij për ta bërë një gjë të tillë.

“Ne jemi të shqetësuar me insistimin e vazhdueshëm të presidentit Thaçi që në mënyrë kundër kushtetuese, pavarësisht që nuk ka asnjë deputet të vetëm të Kosovës që e mbështet idenë e tij. Ai ende vazhdon me atë qëndrim.

“Si rezultat ne sot do të dorëzojmë kërkesën e re për seancë të jashtëzakonshme për të miratuar rezolutën e dorëzuar më 4 shtator në Kuvendin e Kosovës”.

“Tash është paralajmëruar edhe një konferencë e paqes në Paris, ne nuk mund të lejojmë që një person i vetëm të marrë në dorë fatet e Kosovës dhe të vendos ashtu siç i teket atij”.

“Nga 120 deputetë të Kuvendit, asnjë nuk e gjen të gatshëm që të mbështesë idenë e tij, ai do që ta çojë këtë përpara, ne duhet të mblidhemi dhe t’i themi këtij njeri stop përmes një rezolute të thjeshtë, me një pike ku thuhet se çështja e kufijve nuk është çështje e dialogut me Serbinë”.

Hoti tha se morën pjesë në seancën e sotme të Kuvendit për të miratuar marrëveshjen ndërkombëtare e cila i kërkon dy të tretat e votave dhe për të treguar siç tha, qëndrimin e tyre konstruktiv për interesat nacionale, raporton eo.

Ai përsëriti se nuk do të marrin pjesë gjatë shqyrtimit të pikave tjera të rendit të ditës, derisa ka kërkuar sërish që deputetët të mblidhen në një seancë për të shpërndarë Kuvendin.

“Ne nuk marrim pjesë në pikat tjera të seancës duke qenë se kjo është Qeveri e pakicës dhe nuk ka kuptim më që Kuvendi të vazhdojë kështu. Ne duhet të mblidhemi sa më parë, të reflektojnë të gjithë këta dhe të mblidhemi për ta shpërndarë Kuvendin”.

Drejtpërdrejt nga vazhdimi i seancës

Seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimi e disa projektligjeve dhe raporteve të cilat kanë mbetur nga seancat e kaluar.

Ndonëse janë të interesuar që sa më parë të shpërbëjnë Kuvendin e Kosovës, LDK dhe Vetëvendosje ende nuk i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë.

Megjithatë, opozita paralajmëron se do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot do të paraqesin një kërkesë të tillë për të miratuar rezolutën e 4 shtatorit- e cila ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë për kufijtë në dialogun me Serbinë.

Hoti: Sot do të dalim me një kërkesë të re për seancë të jashtëzakonshme

“Ne duhet të mblidhemi sa më parë dhe të reflektojmë gjithë këtë dhe ta shpërndajmë Kuvendin. Jemi të shqetësuar me inicimin e vazhdueshëm të presidentit Thaçi kundër kushtetues, pavarësisht se nuk e ka asnjë deputet të vetëm që e mbështetë idenë e tij. Ai ende vazhdon me atë qëndrim. Si rezultat, ne sot do të dorëzojmë kërkesën e re për seancë të jashtëzakonshme për të miratuar rezolutën e  4 shtatorit në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Ai foli edhe për takimin e shumëpërfolur  që pritet të mbahet më 11 nëntor në Paris në mes të Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Hoti: Nuk do të lejojmë që një njeri të marrë në dorë fatin e Kosovës

“Ne nuk mund të lejojmë që një person i vetëm të marrë në dorë fatet e Kosovës dhe të vendosë ashtu siç i teket atij. Janë 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Askush, asnjë nuk e gjen të gatshëm që të mbështesë idenë e tij. Ai don ta çojë këtë përpara. Ne duhet të mblidhemi dhe t’i themi këtij personi stop përmes një rezolute të thjesht, me një pikë, ku thuhet se çështja e dialogut nuk mund të jetë çështje e dialogut me Serbinë”, theksoi Hoti.

Për këtë ka folur edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Haxhiu: Erdhëm në seancë për të votuar projektligjin tonë

“Sot ishim këtu për të dhënë votën tonë për projektligjin që e kemi proceduar ne si Vetëvendosje, që ka të bëjë me projektligjin për gjykimin në mungesë. I njëjti kaloi në parim për faktin se është e pa pranueshmeqë 20 vjet pas luftës, për faktin se Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës ne nuk kemi sjell drejtësi për viktimat”, u shpreh ajo.

Për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Haxhiu tha se duhet të sigurojnë votat.

Haxhiu: Ende nuk i kemi votat për rrëzimin e Qeverisë

“Në këtë drejtim ne konsiderojmë se duhet të kemi qasje serioze dhe të kemi 61 votat. Votat e Vetëvendosjes, 19 prej tyre janë të gjitha, ato i kemi të gatshme. Vetëm duhet të sigurohemi që i kemi edhe 4 apo 5 sa na duhen”, tha ajo.

Seanca e ndërprerë javën e kaluar, po vazhdon pa praninë e partive opozitare. 

LDK dhe VV votojnë disa projektligje dhe lëshojnë sallën (Drejtpërdrejt)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar disa projektligjet por jo edhe projektligjin për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ky projektligj nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka hedhur në votim 7 projektligje tjera, të cilat janë votuar edhe nga deputetët e LDK-së dhe VV-së, të cilët më pas kanë lëshuar sallën. Ndërsa, në momentin që erdhi në radhë projektligji për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, Veseli kaloi atë, duke hedhur në votim projektligjet tjera.

Në seancën e sotme janë votuar projektligji për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit, projektligji në parim për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, projektligji në parim për tatimin në të ardhurat e korporatave, projektligji për tatimin në të ardhurat personale, projektligji në parim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar, projektligjit në parim për Inspektoratin e punës, projektligji në parim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, projektligji në parim për pagat në sektorin publik, projektligji në parim për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura dhe projektligji në parim për zyrtarët publik.

LDK dhe VV votojnë disa projektligje dhe lëshojnë sallën

Seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e projektligjit për transmetuesit publik, ku u tha se pagesa për transmetuesin publik për qytetarët e Kosovës është dy cent brenda ditë.

Kryetari i komisionit për arsim, Nait Hasani, duke propozuar projektligjin për transmetimit publik, ka thënë se është një model slloven i adaptuar në rrethana tona, i cili është kundërshtuar nga opozita, por ata e kanë çështjen te lojërat politike por jo edhe te rritja e cilësisë, edukimit dhe pavarësisë e transmetuesit publik

Hasani: Pagesa për transmetuesin publik për qytetarët e Kosovës është dy cent brenda ditë

“Pagesa që është për transmetuesin publik dhe për qytetarët e Kosovës është dy cent brenda ditës për qytetarin e Kosovës, ndërsa një mesatare e qytetarëve të Bashkimit Evropian është 8 deri në 13 euro”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se LDK po merr pjesë vetëm për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Hoti: Jemi këtu për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare

“Grupi parlamentar i LDK-së është në seancë për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare që nuk janë votuar në seancën e fundit, ne jemi këtu për të votuar marrëveshjen ndërkombëtar, unë ju ftoj që të vazhdojmë sipas rendit të ditës që na keni dërguar, të ftoni deputetët që të vinë në sallë, të votojmë siç na keni ftuar dhe mandej le të vazhdon seanca nëse keni kuorum”, tha ai.

Kurse, kryesuesi i seancës, Kadri Veseli tha se në momentin që kanë kuorum do të nisin votimin e projektligjeve që janë shqyrtuar.

Në emër të PDK-së, Xhevahire Izmaku tha se ata përkrahin projektligjin për transmetuesin publik.

Kurse, anëtari i komisionit për arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, Adem Mikullovci

Mikullovci: Financimi nuk është zgjedhur mirë me ligj

“Financimi nuk është zgjedhur mirë me ligj dhe duhet të ndryshohet, duhet të krijohet kanali për kuvendit, një kanal i veçantë ku do të jetë i mbushur vetëm me programet e Kuvendit, komisionet seancat, etj dhe problemi i tretë është kanali i diasporës që na ka kërkuar diasporës që ta kenë një kanal i veçantë”, tha ajo.

Në fund, projektligji nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit.

Përndryshe, ka kaluar projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit dhe projektligji në parim për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, projektligji në parim për tatimin në të ardhurat e korporatave, projektligji për tatimin në të ardhurat personale.

Pas votimeve, deputetët e LDK-së dhe VV-së lëshuan sallën e Kuvendit.

Image

Nis vazhdimi i seancës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës plenare, në të cilën janë paraparë votimi i njëmbëdhjetë projektligjeve, si dhe shqyrtimi dhjetëra projektligjeve.

Fillimisht po shqyrtohet projektligji për transmetuesin publik, edhe pse ishte paraparë votimi i njëmbëdhjetë projektligje të mbetura nga seanca e kaluar. Megjithatë, kështu nuk ndodhi për shkak të mungesës së korumit.

Rendi i ditës:

6.        Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit

9.        Votimi në parim i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

13.      Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

14.      Votimi në parim i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

15.      Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar,

16.      Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e punës,

18.      Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,

19.      Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,

20.      Votimi në parim i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

21.      Votimi në parim i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura,

22.      Votimi në parim i Projektligjit për zyrtarët publik,

23.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

24.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,   

25.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,

26.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

27.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

28.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

29.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

30.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,

31.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,

32.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,

33.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

34.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,

35.      Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,

36.      Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,

37.      Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

38.      Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,

39.      Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

40.      Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,

41.      Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

42.      Shkarkimi i z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

43.      Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,

44.      Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,

45.      Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor,

46.      Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.

LDK e Vetëvendosje vazhdojnë bojkotimin e seancave të Kuvendit

Tash e disa javë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës, duke mos marr pjesë rregullisht në seanca.

Pas pak Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se do të vazhdoj punimet e seancës së lënë gjysmë nga java e kaluar, në të cilët janë në rend dite dhjetëra pika.

Por, sikurse seancat e kaluara, edhe sot këto dy parti opozitare nuk do të qëndrojnë gjatë tërë kohës në sallë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci ka thënëse sot do të qëndrojnë vetëm për një kohë të caktuar në sallë.

“Tani po vendosim çka do bëjmë tutje, por sot në disa pika do të marrim pjesë e në disa pika tjera nuk do të rrijmë”, ka thënë shkurt Mikullovci.

Njëjtë do të veproj edhe LDK-ja. Deputetja nga radhët e kësaj partie, Besa Gaxherri në një prononcim për Indeksonline tha se janë vetëm disa pika të rendit të ditës, të cilat do t’i mbajnë brenda deputetët e LDK-së.

“Ka disa pika të rendit të ditës në të cilat do të marr pjesë dhe ka disa pika që nuk do të marr pjesë. Sa i përket seancave të radhës nuk mund sot të jap qëndrimin mirëpo ne po punojmë në atë drejtim. Por, sot i kemi dy pika të rendit të ditës të cilat do ti votojmë, kurse pikat tjera do t’i bojkotojmë”, ka theksuar Gaxherri.

Kujtojmë se ky bojkot i dy partive opozitare vije, pasi ato kishin kërkuar që para seancave të rregullta të mbahej një seancë ejashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për të ndaluar dialogimin e kufijve me Serbinë, kërkesë kjo e cila nuk u miratua. 

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 vazhdon punimet e seancës plenare.

Seancën e kaluar Kuvendi ka miratuar pakon legjislative që i hap rrugë mandatit ushtarak të FSK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat