Shala zotohet se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri do të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës - Bota Sot
Shala zotohet se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri do të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës

Aktuale

Shala zotohet se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri do të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:47
Kryetari i i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Haxhi Shala

Kryetari i i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Haxhi Shala ka bërë të ditur se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri do të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës.

Në një postim në Facebook, Shala ka shkruar se FSK-ja edhe sot është ushtri e Kosovës, pavarësisht emrit dhe pavarësisht misionit të kufizuar që ka pasur në fillimet e saja, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, pakoja e re ligjore, është plotësisht ne pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë i Shalës:

Aktualisht në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-se, është në procedurën e shqyrtimit dhe amendamentimit të tri projektligjeve të FSK-së. Si Kryetar i Komisionit, dua te konfirmoi zotimin se ky proces do të jete transparent, gjithëpërfshirës dhe duke respektuar plotësisht procedurat e parapara me   Kushtetute dhe Rregulloren e Punës se Kuvendit për shqyrtimin dhe miratimin e Ligjeve.

Forca e Sigurisë se Kosovës, është institucionin kushtetutës që mbron qytetaret e saj dhe komunitetet e Republikës se Kosovës,  dhe kjo pako e re ligjore, vetëm avancon misionin e kësaj force ne mbrojtën e qytetareve dhe sovranitetit të Kosovës.  FSK-ja edhe sot është ushtri e Kosovës, pavarësisht emrit dhe pavarësisht misionit të kufizuar që ka pasur në fillimet e saja. Sepse nëse nuk është organizatë ushtarake, çfarë organizate tjetër mund te jete FSK-ja. Kushtetuta e Kosovës, mes tjerash e përcakton se Presidenti i Kosovës është Komandanti i Përgjithshëm i FSK. Nëse nuk është organizate ushtarake , si mund Presidenti të jetë Komandanti i Përgjithshëm e një organizatë jo ushtarake.

Pakoja e re ligjore, është plotësisht ne pajtim me Kushtetutën dhe në ftojmë te gjithë te interesuarit, qytetarë, akademik, media, shoqëri civile, grupe te ndryshme të japin kontributin e tyre gjate shqyrtimit të kësaj pakoje ligjore dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në këtë proces.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...