Asnjë ndikim nga taksa në “Rrugën e Kombit”, fluksi nga Kosova u rrit me 66% - Bota Sot
Asnjë ndikim nga taksa në “Rrugën e Kombit”, fluksi nga Kosova u rrit me 66%

Aktuale

Asnjë ndikim nga taksa në “Rrugën e Kombit”, fluksi nga Kosova u rrit me 66%

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:33
Ilustrim

Fluksi i vizitorëve nga Kosova që vizituan Shqipërinë për qëllime turistike, gjatë muajit shtator u rrit me 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bëri të ditur INSTAT.

Edhe pse prej 17 shtatorit 2018 në “Rrugën e Kombit” nisi implementimi i taksës për qarkullimin e automjeteve, kjo nuk ka ndikuar në fluksin e lëvizjes.

Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 % ose rreth 106 mijë persona më shumë krahasuar kjo me shtatorin e vitit të kaluar. Ky është një trend i ndryshëm nga muajt e mëparshëm, ku fluksi i shtetasve kosovarë ka qenë me rënie krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë, transmeton atsh.

Muaji shtator ka shënuar një fluks lëvizjesh të vizitorëve nga Kosova për qëllime turistike, kjo e favorizuar edhe nga moti i mirë, me destinacion bregdetin shqiptar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat