Projektligji për pagat - PSD kërkon nga qeveria që të ketë prioritet shëndetësinë dhe arsimin

Aktuale

Projektligji për pagat - PSD kërkon nga qeveria që të ketë prioritet shëndetësinë dhe arsimin

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:03
Shqipe Pantina

Partia Socialdemokrate ka deklaruar se shtojca 1 e projektligjit për paga, tabela e koeficientit duhet të ndryshohet në tërësi. Ani pse e ka përkrahur në parim pakon e ligjeve për reformim të administratës publike, PSD konsideron që me projektligjin për paga, qeveria po i forcon sektorët që janë në shërbim të qytetarëve.

Në një konferencë me gazetarë, pas votimit në parim të pakos së ligjeve për reformimi të administratës publike, deputetja Shqipe Pantina ka treguar vërejtjet që ka PSD për projektligjin për pagat në sektorin publik.

Pantina: Me ligjin për paga në sektorin publik nuk janë forcuar sektorët në shërbim të qytetarëve

“Me këtë ligj, shteti më shumë është kujdesur që t’i forcojë sektorët që janë në shërbim të vet, sesa t’i forcojë sektorët që janë në shërbim të qytetarëve, siç janë sektori i shëndetësisë, dhe sektori i arsimit. Një çështje e tillë ne vlerësojmë se ndikon që shteti çdo herë të jetë i varur nga politika, e jo të jetë i ndërtuar mbi shtylla profesionale. Ligji krijon një disproporcion shumë të madh sa i përket nivelit më të ulët të pagës në raport me nivelin më të lartë. Pra, paga më e lartë që është ajo e presidentit, vlerësohet me 12, kurse paga me ulët fillon me 1. Qëndrimi ynë është që nuk duhet të ketë koeficient më të lartë se 10”, tha ajo.

Sipas saj, ligji nuk respekton parimin për punë të barabartë - pagë të barabartë.

Gjithashtu, tha se problemet janë edhe te shtesat, te numri i madh i tyre, PSD konsideron se mënyra si janë paraparë ato vetëm sa e legjitimon kaosin ekzistues që është në sektorin e pagave, dhe nuk garanton transparencë.

Kryetarja e komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, Besa Baftiu tha se në hartimin e këtij projektligji, qeveria duhet të marrë parasysh kërkesat e mjekëve, për rritje të pagës.

Baftiu: Qeveria të marrë parasysh kërkesa te mjekëve për rritje page

“Vetëm prej muajit shkurt deri në korrik në Odën e Mjekëve kanë kërkuar një dokument që është i domosdoshëm për tu punësuar në vendet e BE-së, 90 mjek specialistë. Andaj kjo është shqetësuese dhe qeveria duhet të marrë një shqetësim të tillë të mjekëve dhe është momenti i fundit që të ketë parasysh dhe të bëjë ngritjen e pagave, pikërisht qeveria gjatë hartimit të këtij projektligji të merr parasysh të gjitha ngritjet që kanë kërkuar profesionistët shëndetësore”, tha ajo.

Partia Socialdemokrate deklaroi se megjithë mbështetjen në parim që i jep pakos së ligjeve për reformim të administratës publike, konsiderojnë që t’i jepet përparësi sistemit të shëndetësisë dhe arsimit.

PSD: Ligji për paga nuk e respekton parimin punë e barabartë - pagë e barabartë

Partia Socialdemokrate ka përshëndetur reformën në administratë publike, por ka shprehur vërejtjet që ka në projektligjin për pagat.

Sipas tyre, problematik është ligji për pagat, ku konsiderojnë se shteti është kujdesur që të forcojë sektorët që janë në shërbim të vet sesa ata që janë në shërbim të qytetarëve.

Deputetja Shqipe Pantina tha se në parim e mbështesin projektligjin, por që shtojca 1 e tij duhet të ndryshohet rrënjësisht.

"Kjo ndikon që shteti të jetë çdo herë i varur nga politika. Paga më e lartë, ajo e presidentit, vlerësohet me 12. Nuk duhet të ketë koeficient më të lartë se 10. Ligji nuk respekton parimin për punë të barabartë-pagë të barabartë. Problem edhe te shtesat. Nuk garanton transparencë në këtë çështje. Konsiderojmë, se shtojca 1 e projektligjit për paga, duhet të ndryshohet rrënjësisht, dhe t'i jap përparësi shëndetësisë dhe arsimit", tha ajo.

Ndërsa kryetarja e komisionit për shëndetësi Besa Baftiu tha se për PSD-në, shëndetësia dhe arsimi janë prioritet.

"Shëndetësia është prioritet dhe si e tillë duhet të trajtohet. Kërkojmë që profesionistët shëndetësorë të kenë pagë që iu mundëson jetë të dinjitetshme", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat