Deputetët kërkojnë mbylljen e AKP-së - Bota Sot
Deputetët kërkojnë mbylljen e AKP-së

Aktuale

Deputetët kërkojnë mbylljen e AKP-së

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:21
Dardan Sejdiu

(E plotësuar) -  Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar raportin vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 201, duke thënë se AKP duhet të mbyllet për shkak se ka shkatërruar ekonominë e vendit.

Derisa deputetët e opozitës nuk morën pjesë as në vazhdimin e seancës plenare, në përjashtim të PSD-së, pati polemika gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu tha se ky raport paraqet një shpërfaqje të punës operative e financiare të AKP-së, dhe të një modeli ekonomik totalisht të gabuar.

Ai tha se 70 përqind e importeve në Kosovë janë produkte ushqimore, teksa shtoi se nuk nevojitet asgjë e jashtëzakonshme që ekonomia vendore  të bazohet në kërkesë, duke prodhuar vet produktet që importohen. Për këtë ai tha se PSD-ja nuk do ta votojë raportin në fjalë.

Sejdiu: AKP-në duhet ta mbyllim komplet

“Raporti të nderuar kolegë është i saktë, por është i saktë për një çështje dhe model ekonomik totalisht të gabuar. Nëse raportojmë saktë për gabime, atëherë ky është hap i mirë përpara, pra kemi progres, po raportojmë saktë për gabimet ekonomike të 18 viteve të fundit dhe mirë është kjo, sepse tash e kemi të gjithë të qartë se këtë agjencion duhet me e mbyllë komplet... Ky Agjencion i Privatizimit e ka shkatërruar ekonominë dhe nuk kemi nevojë me vazhdu me të. Mundemi me marrë vendim politik dhe me thënë ‘e ndalim privatizimin deri sa vijmë me një program ekonomik që e revitalizon ekonominë e kësaj Republike’”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ë fokusohet në orientimin e tregut nga oferta tek kërkesa, në mënyrë që prodhimi të jetë fokusi kryesor.

Politikat ekonomike, sipas Sejdiut duhet të bëhen në funksion të vendeve të punës e jo të profitit.

Ndërsa, deputeti i Nisma-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se asnjëherë nuk u hetua AKP-ja përkundër kërkesës së deputetëve për një gjë të tillë.

Ai foli edhe për hetimin e katër policëve të Kosovës për lëshim të informacionit për djalin e shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

Zeka: Sikur të kisha shkop magjik e kisha shkri AKP-në krejt

“Sot inspektorati i Policisë të Kosovës hap hetime kundër policëve të cilët nuk kanë bërë absolut asnjë shkelje. Ndërsa ne nga foltorja e këtij Parlamenti, me dhjetëra herë kemi lyp hapjen e hetimeve ndaj Agjencionit të Privatizimit në Kosovë... Unë personalisht as nuk e përkrahi e as nuk e votoj këtë raport të këtij Agjencioni, por me pas fuqi magjike, unë neër këtë Agjencion e kisha shkrirë krejt”, tha ai.

Pos AKP-së, Zeka shprehi shqetësimin edhe për ndërmarrjet publike, për të cilat tha se po udhëhiqen nga njerëz privat e “mafiozë”.

Në fund, raporti nuk është votuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Edhe pse Kuvendi i Kosovës, pati në rend të ditës emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, nuk pati kuorum për votim.

I propozuar për kryesues ishte Ruzhdi Morina, ndërsa për anëtarë Frederick Artesani, Driton Qehaja, Ymer Ymeri dhe Behxhet Haliti

Deputetët Sejdiu e Zeka propozojnë mbylljen e Agjencisë së Privatizimit

Image
Dardan Sejdiu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë lidhur me shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka deklaruar se është i lumtur që në Kuvend mes deputetëve të pozitës dhe opozitës ka qëllim të përbashkët lidhur me AKP-në.

“Shitja  e aseteve të Kosovës nuk na ka sjell investitorë të huaj. Më gëzon fakti që jemi në një pikë që pajtohemi të gjithë, pajtohemi që raporti është korrekt. Më pëlqej ideja që mund të nisim ta mbyllim AKP-në, ose ta ndryshojmë ligjin. Hajdeni e mbyllim këtë monstrum ekonomik”, tha Sejdiu,.

Ndërsa edhe deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka u shpreh se Agjencia Kosovare e Privatizimit duhet të mbyllet.

“Me pas fuqi magjike këtë agjencion e kisha shkri krejt. As nuk e përkrahi dhe as nuk e votoj këtë raport të këtij agjencioni. Shumë vrasje janë bërë në Kosovë për shkak të këtij agjencioni”, tha Zeka.

Ndërsa, deputetë të AAK-së dhe Bilall Sherifi nga Nisma Social demokrate kanë kërkuar që në këtë seancë të shqyrtohet raporti vjetor dhe si i tillë të votohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...