“Godet” Tomë Gashi: Qe 136 ditë po mbahet kundërligjshëm në burg Sylejman Selimi, pse sot u lirua Jahir Demaku e jo Selimi?

Aktuale

“Godet” Tomë Gashi: Qe 136 ditë po mbahet kundërligjshëm në burg Sylejman Selimi, pse sot u lirua Jahir Demaku e jo Selimi?

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:37
Sylejman Selimi

Avokati Tomë Gashi, edhe sot i ka numëruar se sa ditë iu bën në burg Gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimit.

Gashi thotë se sot janë bërë 136 ditë që Gjykata Supreme e Kosovës po e mbanë kundërligjshëm në burg Sylejman Selimin.

Edhe pse sot, Gashi thotë se ka tentuar për të liruar me kusht, ka dështuar, pasi sipas tij, nuk pati vullnet politik të atyre që thirren për drejtësi.

Gashi tregon se sot paneli ka liruar me kusht Jahir Demakun por jo edhe Sylejman Selimin.

Më poshtë lexojeni shkrimin e plotë të avokatit Tomë Gashi:

DITA 136

As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi.

Qartas ne menyre te kunderligjshme dhe pa vendim gjyqesor per 136 dite, Gjykata Supreme e Kosoves po e mban ne burg Sylejman Selimin ne burg.

Edhe tentimi i sotem per ta liruar me kusht deshtoj pasiqe nuk pati vullnet politik te atyre qe thirren ne drejtesi.

Per cka keni luftuar ju ushtare dhe komandante te UÇK-se.!

Qe te kemi sistem te ketille juridik, qe ta mbajne mbi 5 vite ne burg me prova to montuara.

Dhe per 136 dite pa asnje vendim gjyqesor ta mbajne ne burg Komandantin e Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se Gjeneral Sylejman Selimin.

Nuk besoj se keni lufutar per kesi sistemi te korruptuar juridik deri ne palce.!

Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin...a thua pse.!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat