E pa dëgjuar më parë: Ja në çka u munduan ta shndërrojnë UÇK-në shtabi i “Rognerit”

Aktuale

E pa dëgjuar më parë: Ja në çka u munduan ta shndërrojnë UÇK-në shtabi i “Rognerit”

Nga: D.RR Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:33
Haliti, Veseli, Thaçi, Syla

Nënkryetari i LPK-së në atë kohë, Muhamet Kelmendi, në një postim në Facebook ka shkruar për meritat e themelimit të ushtrisë që Thaçi po mundohet t’i përvetësoj si të tij, duke realizuar një video për punën e tij në këtë proces.

Kelmendi e quan haptas shkatërrues të UÇK-së dhe LPK-së Thaçin dhe shokët e tij të të ashtuquajturit shtabi i “Rognerit”.

Madje, Kelmendi zbulon se ky grup, u munduan ta kthejnë UÇK-në në organizatë të zjarrfikësve.

Postim i plotë, pa ndërhyrje:

Shkaterrimtari i UCK-se,z.Hashim Thaci, paraqet video mbi punen e tij per themelimin e USHTRISE se Kosoves

Ne kohen e fundit eshte lansuar nga z.Thaci nje video mbi punen e "madhe" qe e paska bere ai per themelimin e Ushtrise se Kosoves qe u be me votim ne Kuvend.
Per lexuesit eshte mire te dihen disa fakte shume domethende qe flasin per te kunderten e asaj qe ka lanesuar Presidenca e Kosoves per z.Hashim.
Z. Hashim eshte angazhuar ne UCK ne vitet 1995/96. 
Atij ia ka qejfi te deklaron se nga ai eshte formuar UCK. Por, me fakte konkrete flase:
Z.Thaci nuk ka qene ne asnje Mbledhje te Pergjithshme te LPRK-se dhe te LPK -se ku eshte vendosur themelimi i formaciineve ushtarake.
As ne MP te Pergjithshme te LPRK-se, viti 1997, as ne te Dyte 1999, si dhe me vone deri ne formimin e UCK-se, viti 1994, kurre z.Thaci nuk ka qene prezent dhe as qe ka qene i zgjedhur ne ato organe.
Po ky njeri nuk lene vend pa permendur se eshte themelues dhe personi njender kryesoret, mos kryesori i UCK-se.
Thjeshte mashtrim.
Per me teper, ne vitet ne vijim, pas vitit 1997/98 ne bashkepunim me grupin informal qe e krijuan, duke organizuar katershen famekeqe, Xhavit Halitin, Azem Sylen, veteveten Hashim Thacin dhe Kadri Veselin, te perkrahur nga Tirana, kryesisht Fatos Nano dhe Lobi Amerikani-serbo-greke, si dhe Kryesia e re e LPK-se e dalur ne maj 1998, pas grushtit te bere ne mars te vitit 1998- se, e shkaterruan LPK--ne dhe ne vitin 1999 edhe UCK-ne, duke u munduar ta shnderrojnë ne organizate te zjarrefikesve.
UCK ishte ushtri e popullit e dalur nga populli dhe e formuar me gjakun me te paster te popullit shqiptar. 
Dhe, te shkaterrohet nje ushtri e tille, sikunder beri Thaci dhe Ceku ne vitin 1999, eshte papergjegjesi e larte kombetare dhe tradheti ndaj shokeve qe rane nen nen flamurin e UCK-se. 
Disa here ma von z.Thaci mori iniciativa per ushtri. 
Tash eshte veshtire te shuhet pse zgjidhi kohen kur nuk kishte mundesi dhe kushte per formim.
Ndishta per te dalur si i vetmi person qe e done ushtrin.
Shiko pee kete vitet 2013-2015kur nuk u be ushtria. Ishta z.Thaci qe e propozoi por nuk u arrite dhe sot nuk ka takim qe nuk flete per ate se ka punuar shume, por ja qe te tjeret ishin kundr dhe ushtria nuk u formua.
Tamam nje loje politike dhe mashtruese per masat. ne menyre qe te dele si subjekt qe shume large e ka planifikuar dhe ai e kishte krijuar ushtrin, por ja qe te tjeret ne Kuvend ishin kunder.
Ne vazhden e kesaj e kemi propozimin pimpoze te z.Thaci para 15 muajeve, ne vitin 2017, kur ne Kuvend, keyetarit te Kuvendit, z.Veseli ia paraqiti projektligjet per votim lidhur me formimin e ushtrise.
Kjo inicitative e tij u anulua dhe u kundershtua nga SHBA,NATO etj. Kjo e detyroi z. Thaci te terheqe projekligjet nga Kuvendi dhe Kosova mbeti pa ushtri.
Nderrimi i pushtetit ne vend sjelli z.Ramush Haradinaj ne pushtet dhe ne krye te Qeverise. 
Kryeministri arrti te perkatite tri projektligje. Si arriti te bashkepunoi z.Haradinaj me SHBA-te dhe e mori pelqimin, eshte ceshtje shume domethebese, por u be dakordimi dhe me ndihmen e SHBA-ve dhe te NATO-se u perkatitet projektligjet dhe ne Kuvend u votuan unanimisht.
Kjo eshte historia e Ushtrise se Kosoves.
Por, e demshme eshte paraqitja ne video televizive nje histori tjeter nga Presidenca, e mbushur me elemente jo reale, qe jane te kunderta.
Z.Thaci nuk eshte krijues i Ushtrise se Kosoves por shkaterrues i saj. Kete e beri ne tere punen e vete, para, gjate luftes dhe pas luftes ne Kosove, deri me sot.
Historia nuk mund te meshefet.
MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat