Kryeministri i Lesothos dr. Thomas Thabane: E kemi njohur Kosovën dhe këto qëndrime nuk i kemi ndryshuar!

Aktuale

Kryeministri i Lesothos dr. Thomas Thabane: E kemi njohur Kosovën dhe këto qëndrime nuk i kemi ndryshuar!

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:07
Kryeministri i Lesothos dr. Thomas Thabane

Në sesionin e 20-të Forumit ndërkombëtar të Crans Montana që ka nisur dje në Gjenevë (24-28 tetor ) ku shqiptarët nga Ballkani po përfaqësohen denjësisht nga liderë dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në këtë samit botëror po marrin pjesë edhe shumë liderë nga Ballkani dhe vendet tjera botërorë.

Me rastin e sesionit treditor të 20-të vjetor të Forumit Crans Montana që po mbahet në Gjenevë (Zvicër)  në mesin e shume personaliteteve botërore e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare po merr pjese edhe kryeministri i Lesothos dr. Motsoahae Thomas Thabane.

Në ditën e dytë, pas fjalimi të tij kryeministrit Losothos është rrethuar nga gazetarët zviceran dhe të huaj të cilit i bënë shume pyetje, një nga pyetjet e tyre ishte edhe ajo për Kosovën.

I pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe vendit të tij, njeriu numër një qeverise se Losothos dr.Motsoahae Thabane është përgjigjur se “marrëdhëniet mes vendit tim dhe Kosove janë shume të mira, çka në të ardhmen mendojmë të intensifikojmë bashkëpunimin.”

Se si i komenton disa shkrime dhe deklaratat në disa media në Ballkan se gjoja vendi juaj e ka tërhequr njohjen e Kosovës? kësaj pyetje kryeministri i Lesothos tha duke qeshur “unë tash po dëgjoj këtë. Pavarësisht se kush ka shkruar apo deklaruar, janë  spekulime, kjo nuk qëndron. Ne e kemi njohur shtetin e Kosovës dhe këtë qëndrim nuk e kemi ndërmend ta ndryshojmë, përkundrazi do ta zgjerojmë bashkëpunimin mes dy shteteve..” ka thëne në fund kryeministri i Lesothos  dr.Motsoahae Thomas Thabane.

Do përkujtuar se ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli i cili po ndjek punimet e forumit Crans Montana këtu në Gjenevë po zhvillon aktivitet të dendur politik dhe diplomatik me ministra e kryeministra te vendeve te ndryshme botërorë, sidomos atyre afrikane,  që kanë njohur apo hezitojnë ta njohin Kosovës. Interesim i mediave zvicerane dhe botërorë për të biseduar me ministrin ishte i madh. Formimin Crfansd monatana po e ndjekë edhe përfaqësues nga Shqipëria dr. Sali Berisha, ish-presidenti nga Lugina e Preshevës  Muahrrem Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat