Palmer takon politikanët e Kosovës: SHBA-të s’kanë kohë për të humbur për problemin Kosovë-Serbi

Aktuale

Palmer takon politikanët e Kosovës: SHBA-të s’kanë kohë për të humbur për problemin Kosovë-Serbi

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 19:25
Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Mathew Palmer

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Mathew Palmer i ka bërë bashkë përfaqësuesit e spektrit politik në një takim që është zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Shtetetve të Bashkuara në Prishtinë.

Sipas burimeve të medias në këtë takim me Palmer kanë marrë pjesë liderët e subjekteve politike të pozitës dhe opozitë. Aty raportohet të kenë qenë kryeministri Ramush Haradinaj si përfaqësues i AAK-së, kryetari i PDK dhe i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ai i PSD-së Shpend Ahmeti dhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila.

Këtë takim ende nuk e ka konfirmuar ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Media mëson se në këtë takim amerikani Palmer ka kërkuar zgjidhje të qëndrueshme nga përfaqësuesit politikë të Kosovës.

Sipas burimeve, Palmer ka kërkuar nga palët që në mënyrë të drejtpërdrejtë të përcaktohen se nga çfarë janë të gatshëm të heqin dorë për të arritur deri te njohja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palmer sipas këtij burimi ka shpalosur një porosi të qartë drejt përfaqësuesve politikë te Kosovës, duke iu thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kohë për të humbur përgjithmonë me zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas këtij takimi joformal asnjë nga përfaqësuesit politik vendorë nuk është deklaruar për medie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat