Gashi: Presidenti Thaçi është pajtuar që mos të negociohet për kufijtë

Aktuale

Gashi: Presidenti Thaçi është pajtuar që mos të negociohet për kufijtë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 19:32
Dardan Gashi

Zv.kryeministri Dardan Gashi ka thënë se Qeveria bashkë me Presidentin janë dakorduar që të mos flasin për kufij në diskutimet me Serbinë, në Bruksel. Gashi ka zbuluar se është vendosur kështu gjatë një takimi mes tij, Fatmir Limajt dhe presidentit Hashim Thaçi.

Zv. kryeministri Gashi ka dhënë detaje nga një takim që është mbajtur sot, e ku, sipas Gashit, përfaqësuesit e Qeverisë janë marrë vesh me presidentin Thaçi për të mos folur për ndryshimin e kufijve në Bruksel.

 “Nuk kemi mandat si Qeveri të flasim për kufij, dhe askush nuk ka mandat për këtë”, ka thënë Gashi.

Është çështje e dakordimit. Jemi dakorduar se kufijtë janë të panegociushëm dhe askush nuk do të negociojë. “Ka dakordancë të plotë të mos flitet për kufij”, ka thënë zv.kryeministri Gashi.

Ai  ka zbuluar se ky vendim është marrë gjatë një takimi mes Fatmir Limajt, i cili është propozuar nga qeveria për ta udhëhequr ekipin negociator qeveritar, Presidenti Hashim Thaci dhe vetë Dardan Gashi. Siç ka treguar ky i fundit, sot kur është zhvilluar ky takim, nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Ramush Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat