Pas pyetjes djallëzore që ia bëri, Thaçi e merr me të mirë Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

Pas pyetjes djallëzore që ia bëri, Thaçi e merr me të mirë Gjykatën Kushtetuese

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:23
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka folur fjalë shumë të mira për Gjykatën Kushtetuese, në një ceremoni të mbajtur për shënimin e përvjetorit të nëntë të saj.

Presidenti ishte i vetmi nga krerët e vendit, të pranishëm në këtë ceremoni, të mbajtur në periferi të Prishtinës.

Fjalët e mira të Thaçit për Kushtetuesen vijnë vetëm disa javë pasi ai i dërgoi një pyetje asaj, me anë të së cilës i kërkoi këtij institucioni që t’ia heqë qafe Kuvendin për t'i hapur rrugë projektit të tij famëkeq për ndarjen e Kosovës.

Thaçi ka vlerësuar sot se Gjykata Kushtetuese është ndër institucionet më të rëndësishme, por edhe më të suksesshme në Kosovë.

“Pavarësia, integriteti, profesionalizmi, vizioni që ka treguar Gjykata Kushtetuese, që nga themelimi i saj, janë shembull për të gjithë. Këto virtyte janë model për institucionet e tjera, sesi duhet të punohet dhe si duhet të mbrohet shteti", është shprehur Thaçi.

"Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë të luajë rol në mbrojtjen e Kushtetutës dhe në interpretimin përfundimtar të saj", ka thënë ai.

"Duke mbrojtur rendin kushtetues, ju mbroni shtetin e Kosovës, ju ruani themelet e shtetit tonë. Sundimi i ligjit në përgjithësi, është një prej parimeve bazë, mbi të cilat kemi ndërtuar shtetin dhe shoqërinë kosovare”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka shtuar se "falë profesionalizmit, Gjykata Kushtetuese tani më është duke funksionuar me gjykatës vendorë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat