Teuta Haxhiu e “sulmon” ashpër Avdullah Hotin

Aktuale

Teuta Haxhiu e “sulmon” ashpër Avdullah Hotin

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:29
Teuta Haxhiu, Avdullah Hoti

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e ka sulmuar Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotin.

Haxhiu thotë se, sot gjatë seancës në Kuvend, Avdullah Hoti ka bërë deklarata kundërthënëse.

Sipas saj, “si është e mundur që në njërën anë të kërkohet një gjë e tillë duke e pranuar faktin se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kundër qëndrimit të njëanshëm dhe absurd të presidentit Thaçi, ndërsa në anën tjetër të kërkosh seancë të jashtëzakonshme. Madje kur kësaj i shtohet fakti i vendosmërisë së kryeministrit Haradinaj , i cili disa herë është deklaruar kundër qëndrimit të presidentit”, shkruan Haxhiu në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ajo ia përmend Hotit dhe opozitës pjesëmarrjen në Komisione, udhëtimet e tyre jashtë vendin si dhe nënshkruarjen para seancave, dhe në këtë mënyrë i fton në Kuvend.

Lexojeni shkrimin e plotë të Tetua Haxhiut:

Shefi i Grupit të LDK- së Avdullah Hoti duke kërkuar vazhdimin e Seancës së jashtëzakonshme dhe miratimin e rezolutës e cila kërkon që çështja e kufijve të mos diskutohet me Serbinë në dialogun e Brukselit shprehet kundërthënës.

Si është e mundur që në njërën anë të kërkohet një gjë e tillë duke e pranuar faktin se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kundër qëndrimit të njëanshëm dhe absurd të presidentit Thaçi, ndërsa në anën tjetër të kërkosh seancë të jashtëzakonshme. Madje kur kësaj i shtohet fakti i vendosmërisë së kryeministrit Haradinaj , i cili disa herë është deklaruar kundër qëndrimit të presidentit.

"Në havan nuk grihet uji” (f.p)

Prandaj ju zt. Hoti dhe kolegë të nderuar të opozitës, përderisa po merrni pjesë në komisione, po shkoni në udhëtime jashtë vendi, po nënshkruheni në fillim të seancave, kthehuni në Kuvend,shkurtojeni “rrugën pa krye”,nga e cila tashmë po shihet se jeni bindur se nuk delni dot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat