Ja premtimet ndër vite të Thaçit dhe PDK-së

Aktuale

Ja premtimet ndër vite të Thaçit dhe PDK-së

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2018 Në ora: 20:44
Hashim Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka postuar në Facebook, një video me premtimet e presidentit Hashim Thaçi të bëra ndër vite.

Ata thonë se që 9 vite po gënjehen qytetarët për liberalizmin e vizave.

“Brenda kaq muajsh, kaq javësh, është çështje ditësh, janë vetëm disa nga frazat që shërbejnë si imazhe të reja të gënjeshtrave të vjetra”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje krahas videos të postuar, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Tash e më shumë se 9 vite gënjehen qytetarët për liberalizimin e vizave. Brenda kaq muajsh, kaq javësh, është çështje ditësh, janë vetëm disa nga frazat që shërbejnë si imazhe të reja të gënjeshtrave të vjetra. Madje bënë presion tek secili deputet të votohet falja e tokës në demarkacionin me Malin e Zi duke thënë se do të levizim lirshëm. Kurse tash në fund të vitit ata shfaqen për të thënë lajmin e hidhur: vizat nuk do të ndodhin edhe sivjet. E gjitha çfarë ndodhë është liberalizimi i gënjeshtrave”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat