10 euro çdo muaj për gjithë fëmijët, flet Donika Kadaj-Bujupi!

Aktuale

10 euro çdo muaj për gjithë fëmijët, flet Donika Kadaj-Bujupi!

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 21:12
Donika Kadaj-Bujupi

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, nuk ishte futur në rend të ditës Rezoluta për shtesat e fëmijëve, propozuese e së cilës ishte Donika Kadaj-Bujupi, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, po sot është mbajtur vazhdimi i seancës me 20 pika të tjera, derisa kanë mbetur edhe dy pika të tjera për diskutim, deri në përmbyllje të kësaj seance.

“Shtesat nuk kanë qenë në rend ditë në seancën e fundit, kanë qenë përpjekje për tu futur në rend të ditës, meqë sot ka qenë vazhdim i seancës do të thotë e keni pa që në seancën e fundit i kemi kalu 23 pika, e sot i kemi kalu edhe 20 tjera, konkretisht kemi mbërri te pika 43, edhe dy pika tjera përfundon kjo seancë. Pastaj, krejt proceduralisht mblidhet kryesia edhe në seancën e radhës vendosët për votim rezoluta për shtesat e fëmijëve”, ka treguar Kadaj në një bisedë për  mediat vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat