Djali i Xhemajl Mustafës analizon LDK-në: Të kota janë këto “ndasi”!

Aktuale

Djali i Xhemajl Mustafës analizon LDK-në: Të kota janë këto “ndasi”!

Nga: A.ZH Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:12
Besian Mustafa, djali i publicistit dhe kolumnistit të gazetës “Bota sot” Xhemajl Mustafa

Besian Mustafa, djali i publicistit dhe kolumnistit të gazetës “Bota sot” Xhemajl Mustafa, ka analizuar partinë më të vjetër të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se LDK, si parti post-komuniste, ngërthen në vete tri gjenerata të aktivistëve e liderëve politikë, përcjell Bota sot.

Mustafa ka thënë se gjenerata e tretë e LDK-së është në formësim e sipër dhe ajo do të përmbyll proceset e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës, duke përmbyllur kështu ciklin politik dhe shtetformues të filluar më 23 dhjetor 1989, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Besian Mustafës:

Të kota janë këto "ndasi"!

Vazhdimësia dhe ndërlidhja e gjeneratave janë elemente kyçe të pëlhurës shoqërore e politike të një shteti.

LDK, si partia më e vjetër e Kosovës post-komuniste, ngërthen në vete tri gjenerata të aktivistëve e liderëve politik:

1. Gjenerata themeluese që themeloi dhe ndërtoi strukturat e para të LDK-së dhe shtetësisë së Kosovës të udhëhequra nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Xhemail Mustafa, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja, Ibrahim Berisha, Zekeria Cana, Anton Çetta, e plot e plot të tjerë që udhëhoqën LDK-në dhe Kosovën deri në mesin e viteve 2000;

2. Gjenerata e radhës, që morri udhëheqësinë pas gjeneratës themeluese dhe udhëheqi e bashkëqeverisi Kosovën deri më tani, duke e përgatitur për integrimin në BE dhe NATO përmes forcimit të institutioneve demokratike, si vazhdimësi e projektit madhor të gjeneratës themeluese; dhe

3. Gjenerata në formësim e sipër të cilës në formë të organizuar, koordinuar dhe matur do të i kalohet udhëheqja e LDK-së në vitet në vijim për të përmbyllur proceset e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës, duke përmbyllur kështu ciklin politik dhe shtetformues të fillur më 23 dhjetor 1989.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat