“Thaçi ka arritur marrëveshje për kufijtë me ndihmën e presidentit francez Macron”

Aktuale

“Thaçi ka arritur marrëveshje për kufijtë me ndihmën e presidentit francez Macron”

Nga: D.RR Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:36
Emmanuel Macron dhe Hashim Thaçi

Një bisedë joserioze e presidentit Thaçi me deputetin gjerman të CDU-së, Peter Beyer, ku presidenti i Kosovës revoltohet ndaj tij duke i thënë se, unë jam president i Kosovës dhe vendosi për kufijtë e shtetit tim, pasi që Beyer ritheksoj qëndrimin gjerman rreth çështjes së kufijve, ka ngjallur reagime.

Profesori Muhamet Kelemendi, në një prononcim për “Bota sot”, mendon se të gjitha shtet që e kanë njohur Kosovën, duhet ta kenë qëndrimin e njëjtë me atë të Gjermanisë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Lidhur me këtë rast, unë kam bërë një analizë timen, ku jam mbështetur në faktin se kemi të bëjmë me një qëndrim zyrtarë të Gjermanisë dhe demokratëve gjerman, saktësisht të kancelares Angela Merkel, e cila ka shpreh çartë dhe prerë qëndrimin e saj dhe këtij shteti se, Gjermania nuk është për ndryshim të kufijve, as për korrigjim, as për diçka tjetër sepse e ka njohur brenda këtyre kufijve që ka Kosova sot, dhe unë mendoj se është dashur të veprojnë të gjitha shtet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sepse të gjitha ato shtete e kanë njohur Kosovën brenda këtyre kufijve”, ka thënë Kelmendi.

Ai mendon se, takimi Thaçi – Beyer ka nxjerr në pah anët negative të presidentit Thaçi sa i përket idesë së tij për kufijtë. Sipas Kelmendit, komunikimi i Thaçi me Beyer, ka qenë jodiplomatik nga ana e presidentit të Kosovës.

“Thaçi ka zgjedhur mënyrën jodiplomatike të komunikimit me deputetin gjerman, Beyer, duke paraqitur anën negative dhe atë jo si një president i vendit. Takimi i Thaçit me Beyer më tepër ka zbuluar anët negative të presidentit të shtetit tonë rreth ideve të tij për territore”, ka theksuar ai.

Kelmendi për më tepër ka thënë se, Thaçi ka arritur marrëveshje këto lloj marrëveshje për kufijtë me ndihmën e presidentit francez Emmanuel Macron dhe të forcave të tjera midis Thaçit dhe Vuçiqit.

“Duke se Thaçi ka arritur këto lloj marrëveshje me ndihmën e presidentit francez Emmanuel Macron dhe të forcave të tjera midis Thaçit dhe Vuçiqit, kemi korrigjimet që do të bëhen, gjë që na flet edhe takimi që do të jetë më 11 nëntor midis Vuçiqit dhe Thaçit në Paris, ku do të udhëheq atë takim presidenti francez Macron dhe ku do të flitet kryesisht për korrigjimin e kufijve”, është shprehur Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat