Naim Maloku shpërthen kundër Shpend Maxhunit, godet edhe Thaçin e Haradinajn që e bën shef të AKI-së

Aktuale

Naim Maloku shpërthen kundër Shpend Maxhunit, godet edhe Thaçin e Haradinajn që e bën shef të AKI-së

Nga: N.H Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:08
Naim Maloku

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Naim Maloku dhe njëherit e eksperti i sigurisë në vend, ka drejtuar një varg akuzash ndaj Drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni.

Një nga arsyet që Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave, sipas Malokut po del të jetë emërimi i Shpend Maxhunit në krye të AKI-së, pas skandaleve në të cilat thotë se është përfshirë, dhe tentim-shfajësimi i djalit të Maxhunit, kur ai u kap me drogë para disa ditëve.

Ai madje ka shkuar aq larg sa që ka goditur edhe presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, se edhe pse Maxhuni ishte i dyshuari kryesor për vjedhjen në dhomën e dëshmive, ata e shpërblyen duke e emëruar Drejtor të Policisë dhe tash edhe në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ja postimi i plotë i tij:

S ka liberalizim të vizave as në vitin e ardhshëm a?

E çka keni pritë nga një pushtet që:

Të dyshuarin kryesor për vjedhjen e dhomës së dëshmive e bënë Drejtor të Policisë dhe të AKI-së?

Tani intërvistohën, maltretohen dhe mbesin pa karierë ne Polici, ndoshta edhe pa punë dhe të rrezikuar për jetët e tyre, policët që guxuan të kapin duke trafikuar drogë djalin e shefit, hiq më pak se , të AKI-së.

A qytetarët fajtor, prap, a?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat