Hoti: Haradinajn s’e pyet askush

Aktuale

Hoti: Haradinajn s’e pyet askush

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:57
Avdullah Hoti

Shefi i deputetëve të partisë më të madhe parlamentare në Kosovë (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë për media që kryeministri Haradinaj nuk ka aspak rol në marrjen e vendimeve për Kosovën. Sipas tij, është presidenti Hashim Thaçi që po imponohet si faktor politik për shkak që, siç thotë ai, Haradinaj vjen nga një parti e vogël parlamentare.

“Kryeministri vjen nga partia e pestë në Kuvendin e Kosovës dhe rrjedhimisht askush nuk e pyet për asgjë. Presidenti i vendit ka marrë përsipër të realizojë agjendën e Serbisë për ndarje të Kosovës. Kryetari i Kuvendit është i parëndësishëm në këto zhvillime dhe është mes zjarreve që të jetë i kujdesshëm karshi shefit të tij, në të njëjtën kohë të marrë parasysh vullnetin e qytetarëve të Kosovës që janë kundër angazhimit të presidentit”, ka thënë Hoti.

Ndërsa duke folur për dështimet e qeverisë “Haradinaj” Hoti e ka përmendur mossigurimin e njohjeve ndërkombëtare, si dhe mosliberalizimin e vizave me BE-në.

“Njohje të reja të shtetit të Kosovës nuk ka dhe nuk pritet të ketë. Vizat vështirë se liberalizohen, pasi kemi humbur shansin në vitin 2016 për shkak të sjelljes së këtij kryeministri. Kosova ka Qeverinë më të dobët dhe më të dëmshme që ka mundur të mendojë dikush”, ka potencuar Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat