Veseli kërkon përkrahjen e Francës për vizat

Aktuale

Veseli kërkon përkrahjen e Francës për vizat

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:46
Kryekuvendari Kadri Veseli

Veseli kërkon përkrahjen e Francës për vizat

Kryekuvendari Kadri Veseli ka kërkuar nga shteti i Francës përkrahje për procesin e liberalizimit t ë vizave.

Ai gjatë pjesëmarrjes në Forumin Frankofon të Investimeve, e cila është organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri njëherit ka shprehur përkrahjen e institucioneve të vendit për investitorët e huaj.

“Qeveria e vendit po bën ulje në taksa që krijojnë lehtësira, do të ketë edhe më tutje ulje të taksave për ndërmarrësinë. Kemi një bilanc tregtar të papranueshëm, duam të rrisim mundësinë e punësimit që të rinjtë të mos e lëshojnë vendin”.

“Do të përkrahim çdo investitor. Kërkojmë që shteti francez të jap një shtytje, liberalizimi i vizave është problem që është duke na mbajtur peng. Vendimmarrja që do të vijë në ditët e ardhshme pikërisht nga Franca është vendimtar pikërisht për Kosovën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat