"Serbët mund të thonë çfarë të duan, Liqeni i Ujmanit është i Kosovës"

Aktuale

"Serbët mund të thonë çfarë të duan, Liqeni i Ujmanit është i Kosovës"

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:50
Liqeni i Ujmanit

I kontrolluar nga serbët, por një pasuri e madhe për Kosovën, uji i kaltër i Liqenit të Ujmanit reflekton raportet e ftohta ndërmjet ish kundërshtarëve të luftës, mbi konstestin e tyre për kufijtë, 

Liqeni i Ujmanit vazhdon të ndajë Kosovën dhe Serbinë, dhe mbanë të mbyllura raportet diplomatike prej 20 vjetësh, pas një konflikti etnik që i ndau dy shtetet vite më parë.

Kosova ishte provinca jugore e Serbisë që u nda përgjatë konfliktit etnik përgjatë viteve 1998 dhe 1999. Një intervenim i NATO-s ndaloi luftën dhe e vuri Kosovën nën administratën e UNMIK-ut deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, lëvizje të cilën Beogradi ka refuzuar ta pranojë.

Por tani të dy vendet janë nën presionin e normalizimit të raporteve si kushte për të lëvizur përpara drejt integrimit në BE. Zgjidhja e çështjes së kufirit është çelësi i çfarëdo marrëveshje.

Propozimi për shkëmbim të territoreve dha një sinjal të mjegullt se të dy palët kishin një mundësi për zgjidhje.

Megjithatë një propozim i tillë u cilësuar si një alarm për shënjim të kufijve në bazë të vijave etnike, dhe u cilësua si thirrje për gjakderdhje, njëjtë ashtu siç kishte ndodhur gjatë shpërbërjes  së Jugosllavisë.

Tre të katërtat e Liqenit të Ujmanit ndodhen në pjesën e Kosovës e cila është e dominuar nga serbët, pjesë në të cilën Beogradi vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm, dhe që Beogradi natyrisht do ta kërkonte nëse në tavolinë do të ishte ideja për shkëmbim të territoreve.

 Por nëse Kosova heq dorë nga Ujmani atëherë një gjë e tillë do të ishte alarmuese për rreth 1.8 milion të popullit të cilët furnizohen me ujë të pijes nga ky liqen.

Liqeni gjithashtu është jetik edhe për dy gjigantët e prodhimit të energjisë elektrike, Kosova A dhe Kosova B, të cilët i furnizon me ujë.

“Pa liqenin e Ujmanit, Kosova do të mbetet pa energji elektrike”, thotë Srdjan Vuloviç, kreu i kompanisë e cila menaxhon me Liqenin.

Srdjan megjithatë thotë se e drejta për të menaxhuar me Ujmanin i takon Serbisë.

Çësthaj e Liqenit të Ujmanit u vendos në teatrin diplomatik në  muajin shtator të këtij viti, pas dështimit të takimit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel.

 Presidenti i Serbisë u shfaq me një vizitë kontroverse në Liqenin e Ujmanit, pavarësisht kundërshtimit të Prishtinës, të cilët më pas e lejuan atë vizitë.

“Kishte presion nga Bashkimi Evropian. Nuk kishim tjetër zgjidhje”, kishte thënë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Vuçiq përgjatë kësaj vizite tha se Liqeni i Ujmani është një tregues shumë i qartë për ndasitë dhe problemet që kemi.

E tre javë pas kësaj vizite të Vuçiqit, në Liqenin e Ujmanit  me një barkë u shfaq presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Një vizitë normale në njërën prej pasurive tona”, kishte thënë Thaçi atë kohë.

Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se do të ishte shqetësuese dhe e pa pranueshme që në dialogun e ardhshëm në Bruksel të ngritët edhe çështja e Liqenit të Ujmanit.

“Është një pasuri e Kosovës, dhe ne nuk flasim për resurset tona me Serbinë”, ka thënë Arifi për agjencinë franceze Asocciated Presss.

Thembra e Akilit për Kosovën

Agon Dida një ekspert për çështje që kanë të bëjnë me energjinë, totë se “Pavarësia dhe stabiliteti” i Kosovës do të vihen në rrezik nëse Liqeni i Ujmanit bëhet pjesë e territorit të Serbisë.

“Vuçiqi dhe shokët e tij në Serbi e dinë shumë mirë se Liqeni i Ujmanit është thembra e Akilit për Kosovën”, ka thënë Dida për AFP.

Deklarimi i pronësisë për Liqenin e Ujmanit nga të dy palët i mban bisedimet të mbyllra dhe në një rrugë pa krye.

“Ujmani është gjithçka për ne”, thotë Suzana Maksimoviç, e cila jeton në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Është prona e jona, ashtu siç ishte Kosova”, shtoi tutje një grua 54 vjeçare e papunë.

 Edhe Besim Musa një shqiptar i cili jeton në pjesën jugore nuk pajtohet.

“Serbët mund të thonë çfarë të duan, por Liqeni i Ujmanit na përket neve”, thotë 31 vjeçari që është një shofer taksie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat