Milaim Zeka lirohet nga arresti shtëpiak

Aktuale

Milaim Zeka lirohet nga arresti shtëpiak

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:56
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës SocialDemokrate, Milaim Zeka sot është liruar nga arresti shtëpiak në të cilin mbahej prej një muaji.

Lajmin për media e ka konfirmuar avokati i tij, Gazmend Halilaj.

‘Po mund të ju konfirmojmë që është liruar nga arresti shtëpiak’, ka qenë përgjigja e Halilajt, pa dhënë detaje tjera.

Se është liruar nga kjo masë, e ka konfirmuar edhe vetë deputeti Milaim Zeka.

‘Vajza me lajmeroi qe qenkam liru nga arresti shtepiak! Ky eshte lajmi’, ka thënë Zeka.

Gjykata e Apelit e kishte lënë deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në arrest shtëpiak, duke e rrëzuar vendimin e  Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Zeka ishte arrestuar me arsyetimin e kërcënimit të prokurorit Afrim Shefkiu në një emision televiziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat