Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-s Social Demokrate, Milaim Zeka është liruar nga arresti shtëpiak. Kjo është konfirmuar nga vet deputeti i partisë së Fatmir Limajt.
“Po, jam në Selanik”, ka thënë shkurt për meidat vendore.
Zekës i ishte caktuar një muaj arresti shtëpiak pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër-arrest në shtator të këtij viti.
I njëjti ishte prangosur për shkak të kërcënimit të prokurorit special, Afrim Shefkiu.
Deputeti e kishte kërcënuar prokurorin duke i thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.