Policia: Nga rrëzimi i vinçit të Bechtel-Enkës, u lënduan 3 punëtorë

Aktuale

Policia: Nga rrëzimi i vinçit të Bechtel-Enkës, u lënduan 3 punëtorë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:37
Punimet e autostradës po kryhen nga kompania Bechtel-Enka

Policia ka dhënë detajet e reja për rastin e punëtorëve të lënduar në afërsi të Hanit të Elezit. Fillimisht u mendua që janë pesë punëtorë të lënduar por pas daljes së ekipit të emergjencës në teren është konstatuar se nga rrëzimi i vinçit lëndime kanë pësuar tre punëtorë.

Mësohet se të lënduarit po trajtohen nga ekipi mjekësorë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Një pjesë e vinçit është rrëzu, tre persona kanë pësuar lëndime. Sipas mjekëve ata nuk janë në rrezik për jetën”, tha Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt.

Punimet e autostradës po kryhen nga kompania Bechtel-Enka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat