LDK-ja edhe në Viti kërkon mobilizim që të përgatiten për zgjedhje

Aktuale

LDK-ja edhe në Viti kërkon mobilizim që të përgatiten për zgjedhje

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:18
LDK në Viti

Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton se ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së Vitisë, ku ndër të tjera, u fol edhe për kërkesën e tyre dhe gjithë opozitës, për të shkuar në zgjedhje.

Kryetari i kësaj dege dhe njëherësh kryetari i Vitisë Sokol Haliti, fillimisht i njoftoi për synimin e këtij debati me strukturat.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është aktiv dhe se ai dhe LDK sot është adresa e shumë faktorëve ndërkombëtar, kjo adresë është zgjedhur sepse ata kanë parë seriozitetin e LDK -së dhe përkushtimin e saj në interes të vendit.

Ai kërkoi mobilizim dhe angazhim maksimal të degës për procesin zgjedhor, për të cilin proces edhe po i përgatitemi.

Ai tha se kjo formë e debatit me struktura po sh?rben të njoftohen këto forume të partisë me qëndrimet e fundit të LDK-së, për dialogun, kufijtë e Kosovës, për votimin e Forcave e të Armatosura të Kosovës.

Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së , foli për respektin e madh ndaj kësaj dege dhe kërkoj nga ajo që të angazhohen që përmes bashkëpunimit të ndalet kjo qeverisje që ka devalvu çdo instancë shtetërore.

Deputetja Hikmete Bajrami tha se “arsyeja që gjendemi si shtet në këtë gjendje është qeveria e skandaleve si ajo e faljes së borxheve të ambalazhuesve të ujit, pushimet luksoze të kryeministrit, largimi i investitorëve të huaj. Rinia po largohet çdo ditë , vendi nuk na duhet pa njerëz”.

“Poenta e këtij takimi është që ne të takohemi dhe të gjithë së bashku të punojmë dhe t’i korrigjojmë këto gabime . Sepse ne nuk kemi kryeministër , kryeministri nuk është kryeministër ai nuk dinë çfarë po i ndodhë në qeveri. I shkarkohen 3 ministra rend dhe ai as që e di pse”, tha ajo.

Muharrem Sfarqa - tha se “duhet të mobiliozohemi që të gjithë së bashku të punojmë për zgjedhjet të cilat do të jenë shumë shpejt. Politikat e disfavorshme , skandalet dhe tentimi për zbatimin e korrigjimit të kufijve duhet të ndalohen vetëm me mekanizma ligjor qoftë edhe përmes zgjedhjeve”.

Valentina Bunjaku ka përmendur një mori skandalesh dhe keqpërdorimesh nga kjo qeveri dhe ka shfrytëzuar këtë rast për të thirrur strukturat e Vitisë për angazhim edhe më të madh.

Fidan Rekaliu, kryetar i FRLDK-së ka thënë që LDK-ja është duke krijuar platformë për rininë dhe në qeverisjen e ardhshme prioritet dhe zë i fuqishëm do të jenë rinia, do të krijohen politika dhe mekanizma të veçantë për t’i zgjidhur problemet e rinisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat