Molliqaj tregon se kur mund të ketë zgjedhje dhe se me kënd do të bashkëpunojë PSD-ja

Aktuale

Molliqaj tregon se kur mund të ketë zgjedhje dhe se me kënd do të bashkëpunojë PSD-ja

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:43
Dardan Molliqaj

Nuk mund të ketë zgjedhje pa partinë Socialdemokrate. Ky është qëndrimi i deputetit të kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Ai ka deklaruar se PSD-ja kurdo që të mbahen zgjedhjet, do të ketë deputetë më shumë se që ka aktualisht.

“Pa PSD-në ska zgjedhje, PSD-ja do të vendos kushtet e veta se kur dhe qysh shkojmë në zgjedhje. Në momentin aktual nuk i kemi numrat për rrëzimin e qeverisë. Të gjitha partitë opozitaer kanë vullnet pë zgjedhje por nuk kanë fuqi, por partitë duhet ta kuptojnë që PSD-ja është parti që e vendos shkuarjën në zgjedhje në momente tjera. Deklarimet e tjera janë konsum politik.”, deklaroi Molliqaj për Insajderin.

Ai iu përgjigj shefit të deputetëve të Vetëvendosjes në lidhje me rezultatet e sondazheve.

Molliqaj tha se Konjufca dhe të tjerët që po flasin për sondazhe, nuk dijnë t’i lexojnë matjet e opinionit publik.

“Ne besoj që bëjmë pjesë në grupin e partive të cilat kanë mardhënie të mira në matjen e opinionit. Këta që së fundi po flasin për sondazhet as nuk e njohin dhe as nuk dinë mi lexu matjen e opinionit publik. PSD-ja ju them të gjithë dashamirësve dhe kundërshtarëve, se do të ketë më shumë deputetë se që ka sot”, deklaroi Molliqaj.

I pyetur për bashkëopunimin me partitë e tjera, Molliqaj tha se preferon që PSD-ja të shkojë në zgjedhje si e vetme.

“Në parim kemi një përjashtim koalicioni me PDK-së, pasi ka qenë më shumë se 10 vite në pushtet. Me partitë e tjera nuk kemi përjashtime, por kjo nuk do të thotë që do të hyjmë patjetër në koalicion. Çdo koalicion me partitë në pushtet apo opozitë, do të lidhet me interes që mund t’i shtyjë PSD-ja në kuadër të atjij koalicioni. Mendoj se për PSD-në do të ishte më mirë të shkojë si e vetme: e para ta tregojë forcën që e ka dhe askush të mos thotë se përfitoi apo humbi nga ky koalicion, dhe do ta jepte hapsirën ta paraqes profilin e vet politik”, deklaroi Dardan Molliqaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat