Sherifi: Së pari konsensusi për dialog, pastaj zgjedhjet

Aktuale

Sherifi: Së pari konsensusi për dialog, pastaj zgjedhjet

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 22:04
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kundërshtuar qëndrimin e LDK’së dhe të Vetëvendosjes, të cilat po kërkojnë zgjedhje të reja para se të flitet për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Sherifi ka bërë me dije per ER se fillimisht duhet të arrihet një konsensus kombëtar në mes të pozitës dhe opozitës për dialogun me Serbinë, pastaj të bisedohet për zgjedhje të reja.

Ai ka shprehur optimizëm se pozita dhe opozita do të mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët për këtë çështje.

Sipas Sherifit, nuk do të ishte mirë të shkohet në dialog me Serbinë pa konsensus kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat