Vetëvendosje akuzon Partinë e Shpend Ahmetit se është vu në shërbim të Kadri Veselit dhe Goran Rakiqit

Aktuale

Vetëvendosje akuzon Partinë e Shpend Ahmetit se është vu në shërbim të Kadri Veselit dhe Goran Rakiqit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 16:15
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në një konferencë të mbajtur sot ka akuzuar kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin, dhe kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastratin, për bashkëpunim me Kadri Veselin dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiqin.

Këto akuza të VV-së në drejtim të PSD-së, kanë ardhur pas shkarkimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç thotë Kurteshi, një gjë e tillë ishtë bërë në bashkëpunim me deputetët e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s.

Ai thotë se kjo mbështetje e partive të cilat janë në pushtet qendror, po vjen si shpërblim për Shpend Ahmetin, partia e të cilit po ua bënë kuorumin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“PSD-ja e Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit, dje morën një shpërmblim personal nga Koalicioni Qeverisës i Kosovës, i përbërë nga PDK-AAK-NISMA-AKR dhe Listës “Srpska”. Meqenëse, PSD-ja është kthyer në patericën që po mban në këmbë këtë qeveri në pushtetin qëndror, duke i bërë numrat për kuorum në Kuvend, atëherë kjo qeveri e delegjitimuar ia ktheu dje favorin PSD-së në Dardanë, duke ia bërë Qëndron Kastratit numrat në Asamblenë Komunale për të shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Pra, Kadri Veseli dhe Goran Rakiq ia kthyen borxhin Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit në Dardanë. Mirëpo çmimin e këtij “borxhi” në fund dihet se kush do ta paguajë: qytetarët”, ka thënë Kurteshi në një konferencë për media.

Deputeti i VV-së, Kurteshi gjithashtu ka akuzuar të dy kryetarët, Shpend Ahmetin dhe Qendron Kastratin, se janë bërë kryetar me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe më pas pasi e kanë konsoliduar pushtetin, janë larguar nga partia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat