LDK kishte blerë antiplumb 1700 euro për mbrojtje të presidentit, çfarë i kishte thënë Rugova Bytyçit 2 ditë para vrasjes

Aktuale

LDK kishte blerë antiplumb 1700 euro për mbrojtje të presidentit, çfarë i kishte thënë Rugova Bytyçit 2 ditë para vrasjes

Nga: D.RR Më: 27 tetor 2018 Në ora: 21:35
Ibrahim Rugova dhe Ukë Bytyçi

Si një njeri guximtar, i ndershëm e që dha shumë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, është cilësuar figura e ish-kryetarit të Suharekës nga radhët e LDK, Ukë Bytyqi.

Ai u vra më 27 tetor 2002, e vrasja e tij mbetet ende e pazbardhur sikurse shumë vrasje tjera politike të veprimtarëve të LDK-së.

Aktivisti i LDK, Ismet Majki, e ka përkujtuar Bytyçin në 16 vjetorin e vrasjes së tij, duke treguar një ngjarje interesante.

Ai thotë se nëndega e LDK-së në Gjenevë, e kishin blerë një jelek antiplumb me shumën 1700 euro për mbrojtjen e Presidentit Rugova. Ky i fundit dy ditë para atentatit ndaj Bytyçit, i kishte thënë të ndjerit të mos e hiqte atë antiplumb.

“Ehh sikur ta kishte në trup atë ditë”, e kujton Majki të ndjerin Bytyçin.

“Nëndega e LDK-së ne Gjeneve e kishim ble një antiplumb në Paris 1700 euro për mbrojtjen e Presidentit Rugova, 2 dite para atentatit e ka lut Uke Bytyqin, ja dhe mos e hoq...eeeh sikur ta kishte ne trup atë ditë ????
Lavdi komandat!”, ka shkruar Majki, përcjell “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat