Vazhdojnë keqpërdorimet me vetura zyrtare në Kosovë

Aktuale

Vazhdojnë keqpërdorimet me vetura zyrtare në Kosovë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 22:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Keqpërdorimet me veturë zyrtare janë të shumta në Kosovë.

Së fundi, një lexues i medias ka dërguar një fotografi ku shihet një veturë zyrtare teksa është duke u kthyer nga Shqipëria për në Kosovë, përkatësisht në pikën Kufitare në Morinë.

Sipas fotos, vetura posedon targat “04Z -19-24”.

Lexuesi në redaksi tonë që ka dashur të mbetet anonim ka treguar se këtë foto e ka bërë në orët e vona, me ç’rast kjo len të nënkuptohet që ka qenë jashtë orarit të punës.

Ndryshe, keqpërdorime të tilla hasim shumë në vendin tonë, ku zyrtarë tanë veturat e shtetit i shfrytëzojnë për ‘lukse’ ndër më të ndryshme.

Më poshtë foto:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat