A është mesazh për Kosovën? Vuçiq paralajmëron armatosje të rëndë të ushtrisë deri në fund të vitit - Bota Sot
A është mesazh për Kosovën? Vuçiq paralajmëron armatosje të rëndë të ushtrisë deri në fund të vitit

Aktuale

A është mesazh për Kosovën? Vuçiq paralajmëron armatosje të rëndë të ushtrisë deri në fund të vitit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 23:08
Ushtria serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se qytetarët më 9, 10 dhe 11 nëntor do të mund të shohin dhjetë herë ushtarët e Serbisë më të fuqishëm në pikëpamjen e pajisjeve dhe armatimit.

Vuçiq në ceremoninë e Partisë Përparimtare serbe në Beograd, ka thënë se Ushtria deri në fund të vitit do të jetë 150 herë më e fuqishme.

Ai më herët ka paralajmëruar se në të gjithë Serbinë do të mbahet stërvitja ushtarake, e cila siç ka thënë ai, do të jetë më e madhja në rajon.

Serbia në krye me Vuçiqin vazhdimisht po tenton ta tregojë fuqinë ushtarake karshi fqinjve, veçanerisht në raport me Kosovën dhe Kroacinë.

Të kujtojmë se Kosova tashmë i ka kaluar në lexim të parë tri ligjet që e shndërrojnë FSK-në në ushtri me mision të plotë mbojtës. Dhe lidhur me këtë, Serbia po vazhdon kundërshtimin në forma të ndryshme. Sigurisht edhe kjo deklaratë e Vuçiqit për fuqizimin e ushtrisë serbe është në atë vazhdë.

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 rezervë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...