Zeka i akuzon shefat e grupeve parlamentare: Veturat e Kuvendit i kanë kthyer në pronë private

Aktuale

Zeka i akuzon shefat e grupeve parlamentare: Veturat e Kuvendit i kanë kthyer në pronë private

Nga: A.M. Më: 28 tetor 2018 Në ora: 12:23
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-s Social Demokrate, Milaim Zeka ka akuzuar kryetarët e grupeve parlamentare se veturat  e dedikuara për grupet parlamentare,  i kanë kthyer në prona private.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se  Kuvendi nuk “ka” pare për nga një laptop, ku 50 mi euro harxhohen në vit për fotokopje, a paska 72 000 euro ne vit vetëm për këto makina shtese qe te paguaje qira.

Postimi i plotë:

Nje lajme per gazetaret qe percjellin Kuvendin

Ju ish koleget e mi te vjeter qe e percillni Kuvendin e Republikes te Kosoves, Ju qe gjithe diten lodheni e sterlodheni duke punuar ne kushte teper te veshtira, pa shkoni e pyeteni kryetarin Kadri Veseli se si ka mundesi qe Kuvendi paguan 6000 euro ne muaj vetem qera per makina(jashte shpenzimeve) per makina te dedikuara per grupet parlamentare, por qe shefat e ketyre grupeve, duke perfshire edhe ate te Nismes, i kane kthy ne prona private. I vetmi grup parlamentar qe ka punesuar nje shofer dhe qe makina perdoret per nevojat e deputeteve te grupit eshte ai i LVV.

Pash: Avdullah Hoti e vozite vet dhe e shfrytezon vet. Njesoj vepron edhe Bilall Sherifi, bashke me te tjeret.

Kuvendi nuk “ka” pare per nga nje laptop, ku 50 mi euro hargjohen ne vit per fotokopje, a paska 72 000 euro ne vit vetem per keto makina shtese qe te paguaje qera, a si deputet nuk kemi panda qofte edhe nje gazete ditore...!!!

Me thane marre, pak eshte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat