Doktori deputet i LDK-së viziton Çlirim Malokun që u rrah në Novi Sad, tregon lëndimet e rënda që ia shkaktuan serbët

Aktuale

Doktori deputet i LDK-së viziton Çlirim Malokun që u rrah në Novi Sad, tregon lëndimet e rënda që ia shkaktuan serbët

Nga: P.R Më: 28 tetor 2018 Në ora: 15:51
Haxhi Avdyli dhe Çlirim Maloku

Çlirim Maloku, 19 vjeçari shqiptar nga Kosova, i cili ishte viktimë rrahjes nga serbët në Novi Sad të Serbisë është kthyer sot në Kosovë.

E për ta parë nga afër gjendjen e Çlirimit, atë sot e ka vizituar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili njehërit është edhe doktor- Neurokirurg.

Avdyli, përmes disa fotove të postuara në facebook, ka bërë të ditur gjendjen e Çlirimit dhe lëndimet që serbët ia shkaktuan në Novi Sad

“Çlirim Maloku, djaloshi 19 vjeqar i rrahur nga nacionalistët Serb sot kthehet në shtëpi, në lagjen Arbana në Prizren . Për hir të interesit të madh te juaj,si Neurokirurg ju informoj se Çlirimi ka kaluar një traumë të rëndë të kokës me fraktur? të eshtarve të kafkës dhe veshit ,me gjakëderdhje epidurale,(mbi cipat e trurit) . Fati i tij i madh ishte intervenimi kirurgjik i shpejtë brenda 2 orëve pas goditjes që ai sot gëzon deridiku gjendje të mirë”.

“Në egzaminimin neurologjik nuk verejta ndonjë dobësim paralizë të gjymtyrëve, perveq nje parezë të lehtë facialisit, leviz lirshëm, ka vetëdije të plotë dhe orientim në hapësirë e kohë. Tani për tani vazhdon që ti kulloj gjak veshi i djatjtë ( otorragjia), marramendja , kokedhembje, stres të shtuar dhe amnezion për ngjarjen. Familja e tij jeton me qira , dhe ka nevojë nevojë per ndihmën mjeksore e ndihma tjera të shtetit, si atyre të komunale e shtetërore”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat