Rusia me propagandë mashtruese kundër Kosovës

Aktuale

Rusia me propagandë mashtruese kundër Kosovës

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 22:38
FSK

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme ruse kundër Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, përfshirë këtu FSK-në, nuk janë kërcënim për rajonin.

Ai në një postim në Facebook shkruan se institucionet e sigurisë së vendit tonë  janë multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet më të madh etnik se popullata të cilës i shërbejnë, dhe janë të trajnuara në standardet më të larta demokratike.

“Rajoni do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Kosova kontribuon aktivisht në sigurinë rajonale dhe do ta rris kontributin. Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsionit”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Ministria e Jashtme ruse ka shprehur shqetësim për vendimin e Kuvendit të Kosovës për t’i shndërruar Forcat e Sigurisë së Kosovës në ushtri të plotë. Kjo ministri ka theksuar se një vendim i tillë dëmton stabilitetin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat