Intervistohen policët e Aeroportit për depërtimin e shtetasve turq

Aktuale

Intervistohen policët e Aeroportit për depërtimin e shtetasve turq

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 09:46
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar

(E plotësuar) - Komisioni Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq të depërtuar nga Kosova në Turqi në mënyrë misterioze në mars të këtij viti nisur punën sot me intervistimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje tha se ky komision dëshiron ta kuptojë të vërtetën se çfarë ka ndodhur ditën kur gjashtë turqit ishin kapur dhe depërtuar.

“Deri më tani kemi intervistuar tre zyrtar policor të aeroportit. Do të vazhdojmë me zyrtarë tjerë policorë”, tha Sveçla pas përfundimit të seancës së intervistimit të paradites.

Intervistimi do të vazhdojë edhe pasdite por prapa dyerve të mbyllura pasi anëtarët e Komisionit u pajtuan për këtë mënyrë intervistimi.

Sveçla tha se nuk është e vërtetë që një zyrtar policor është intervistuar gabimisht. “Ai është njoftuar për një rol tjetër pasi që ka zëvendësua dikë tjetër por komisioni do ta thërrasë edhe zyrtarin tjetër”, tha ai.

“Kemi informacione të bollshme dorën në zemër edhe disa deklarata kontradiktore të cilat do të evaluohen në vazhdimësi. Nuk mund të them se kemi informacione të bollshme deri sa nuk i dëgjojmë të gjitha intervistimet”, shtoi Sveçla.

Pjesë e Komisionit hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq janë, Ganimete Musliu nga PDK, Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, Muharrem Nitaj nga AAK, Hajdar Beqaj nga PDK, Sami Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Driton Selmanaj nga LDK.

Deportimi i shtetasve turq kishte ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë.

Në një letër drejtuar presidentit dhe kryeministrit të Kosovës, deputetë të Parlamentit Evropian kanë kritikuar deportimin e shtetasve turq.

***

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka filluar mbledhjen.

Me pesë vota për, një kundër dhe një abstenim, anëtarët e komisionit u dakorduan që kjo mbledhje të jetë e mbyllur për media.

Në të përveç Kryetarit te ketij Komisioni Xhelal Sfeqla, po marrin pjesë edhe anëtarë tjerë të komisionit përfshirë deputetët Ganimete Musliu nga PDK, Muharrem Nitaj nga AAK,  Sami Kurteshi Vetëvendosje dhe Driton Selmanaj LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat