Haradinaj në takim me shefin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë, ja për çka folën

Aktuale

Haradinaj në takim me shefin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë, ja për çka folën

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 13:00
Ramush Haradinaj dhe Eberhard Zorn

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin e gjithanshëm të shtetit gjerman për shtet-ndërtimin e Kosovës, duke thënë se mbështetja e Gjermanisë është e domosdoshme edhe në shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Ai këto komente i bëri në takim me shefin e stafit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjeneralin Eberhard Zorn, të cilin e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë, zhvillimet politike në vend, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.

“Kontributi i shtetit gjerman dhënë Kosovës në të gjitha etapat, e në veçanti në çështjen e sigurisë përmes trupave të KFOR-it gjerman, ka luajtur rol vendimtar në çlirimin dhe tani në krijimin e stabilitetit dhe të ambientit të sigurt për qytetarët e vendit. Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës falënderoj secilin ushtar gjerman që ka dhënë kontributin e tij duke shërbyer në misionin paqeruajtës në Kosovë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, shefi i stafit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjenerali Eberhard Zorn, vlerësoi të arriturat në Kosovë në fushën e sigurisë dhe krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët, duke konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.

Në shenjë falënderimi, kryeministri Haradinaj e nderoi gjeneralin Eberhard Zorn me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat