Tomë Gashi e zbulon një skandal dashurie! Dokumenti që publikon tronditë Kosovën

Aktuale

Tomë Gashi e zbulon një skandal dashurie! Dokumenti që publikon tronditë Kosovën

Nga: N. Sh Më: 29 tetor 2018 Në ora: 13:29
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi paralajmëron publikimin e një dokumenti për kryetarin e Trupit Gjykues në rastin e Sylejman Selimit dhe 15 ushtarëve të UÇK-së.

Gashi duke treguar se sot është dita e 140 që gjenerali Sylejman Selimi mbahet në burg që sipas tij është padrejtësisht.

Avokati Gashi tregon se Gjykata Supreme e Kosovës ka nxjerr aktgjykim të ri në tentativë për të krijuar konfuzion të qëllimshëm për mos respektimin e vendimeve të veta për lirmin e Sylejman Selimit.

Gjykata Supreme e Kosovës e merr këtë vendim me arsyetimin se “nuk ka prova për marrëdhëniet e dashurie në mes të gjyqtarëve” por kinse mbrojta thirret në thashetheme”, shkruan Gashi në facebook, trasnmeton gazeta “Bota sot”.

“Për më tepër në këtë dokument ka prova të shkruara se kryetari i Trupit Gjykues Darius Selicki i ka quajtur Ushtaret e UÇK ‘s që i ka gjykuar “shtaze”(animals) dhe Shqiptarët si krijesa nga “incesti” ( Albanians as “inbred”)”, shkruan tutje ai.

Gashi tutje thekson se, do ta publikoj një dokument të Selickit i cili vërteton për marrëdhënie dashurie në mes tij dhe gjyqtarës Ana Adamska Galant.

Sipas Gashit Selicki ka theksuar se, nëse dënon Sylejman Selimin dhe 15 pjesëtarë të UÇK-së do të gjenë punë kudo në BE.

Lexojeni shkrimin e plotë të avokatit Tomë Gashi:

Dita e 140

Gjykata Supreme e Kosoves ka nxjerr aktgjykim te ri ne tentative per te krijuar konfuzion te qellimshem per mos respektimin e vendimeve te veta per lirimin e Sylejman Selimit.

Gjykata Supreme e Kosoves e merr kete vendim me arsyetimin se “nuk ka prova per marredheniet e dashurie ne mes te gjyqtareve” por kinse mbrotja thirret ne thashetheme.

Ne ditet ne vijim do ti publikojm dokumentin qe verteton per marredhenie dashurie ne mes te Kryetarit te Trupit Gjykues Darius Selicki dhe Gjyqtares Ana Adamska Galant te cilet kan marr vendim te perbashket per denimin pa prova te Gjeneral Sylejman Selimit dhe te gjithe te tjereve ne rastin Drenica.

Per me teper ne kete dokument ka prova te shkruara se kryetari I Trupit Gjykues Darius Selicki I ka quajtur Ushtaret e UCK’s qe I ka gjykuar “shtaze”(animals) dhe Shqipetaret si krijesa nga “incesti” ( Albanians as “inbred”).

Me tej, ai ka deklaruar se nese I denoj te akuzuarit (Gjeneral Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe 15 komandant dhe ushtare te tjere te UCK’s ) ai do te gjej pune gjithkun ne Bashkimin Evropian.

Dokumenti qe do te publikohet do te jete vetspjegues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat