Murati: Shteti do të falimentojë duke plotësuar qejfet e deputetëve për udhëtimet jashtë vendit

Aktuale

Murati: Shteti do të falimentojë duke plotësuar qejfet e deputetëve për udhëtimet jashtë vendit

Nga: G.B Më: 29 tetor 2018 Në ora: 14:51
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka komentuar udhëtimet e deputetëve jashtë vendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se rritja e shpenzimeve për këto udhëtime po rritet vazhdimisht dhe sot Kryesia e Kuvendit ka miratuar edhe udhëtimin e disa deputetëve për çështje individuale, përcjell Bota sot.

Murati ka thënë se me këtë shteti do të falimentojë duke u plotësuar qejfet deputetëve.

Postimi i tij i plotë:

Këto ditë Kuvendi publikoj raportin e shpenzimeve për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ku vërehet rritje e dukshme e shpenzimeve në udhëtimet e deputetëve. Padyshim se ky trend do të vazhdoj të rritet, nëse nuk ndryshon mendësia e Kryesisë së Kuvendit se si i trajton kërkesat individuale të deputetëve për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit.

Sot Kryesia e Kuvendit miratoi udhëtimin e disa deputetëve, për arsye individuale e për punë që nuk lidhen asgjë me punën e Kuvendit ose mandatin e deputetëve. Kjo është praktikë e keqe, e madje shumë e dëmshme për buxhetin e shtetit. Është shumë në rregull që deputetët të udhëtojnë jashtë vendi për punë shtetërore, ku forcohet diplomacia parlamentare e ku mësohen praktika të reja të dobishme për punën e Kuvendit. Mirëpo, nëse secili deputet që merr një ftesë nga dikush jashtë vendit merr dritën jeshile për mbulim të shpenzimeve për udhëtim e akomodim, kështu do të falimentojmë shtetit duke plotësuar qefe të deputetëve që nuk e marrin fort seriozisht punën e tyre në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat