Eksperti i sigurisë zbulon arsyen, ja pse Kosova nuk do të ketë ushtri

Aktuale

Eksperti i sigurisë zbulon arsyen, ja pse Kosova nuk do të ketë ushtri

Nga: D.B Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:46
Naim Maloku

“Përderisa nuk do të ketë ndryshime Kushtetuese, nuk do të ketë as ushtri të mirëfilltë”. Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë, Naim Maloku, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nuk do të ketë ushtri pa ndryshimet Kushtetuese.

Ai ka thënë se këto Ligje u miratuan për konsum të brendshëm, sa për të shitur pak patriotizëm të rrem në mungesë të sukseseve në lëmit tjera jetësore për Kosovën dhe qytetarët.

“Tani do ta kuptojnë ngadalë që liberalizim të vizave nuk ka këtë vit dhe as ne vitin tjetër dhe është dashur që diçka " interesante dhe patriotike" të ju thuhet atyre që ende i besojnë kësaj klase politike. Andaj nuk e besoj që do të lëshohem në ndonjë komentim të këtyre broçkullave për një kohë të gjatë. Dhe sa për ta ilustruar nuk duhet harruar debatin " pompoz dhe patriotik" kur u pat votuar vendimi i Kuvendit, që Kosova të kyçet në prefiksin (00355), madje lind edhe pyetja vallë, se cila Legjislature ishte atëkohë në funksion”, është shprehur eksperti i sigurisë Naim Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat