Anëtari i LDK-së zbulon se çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Aktuale

Anëtari i LDK-së zbulon se çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Nga: N.H Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:51
Pamje nga kryesia e LDK-së

Deputeti I Lidhjes Demokratike te Kosovës, njëherit edhe anëtari i Kryesisë, Arban Abrashi ka njoftuar se Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takimin që ka zhvilluar sot ka pasur temë diskutimi, orientimet për dialog si dhe përgatitjet për zgjedhje të reja.

Deputeti i LDK-së ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, të cilat janë shkrepur gjatë takimit, dhe sipër fotografive ka vendosur mbishkrimin ku ka treguar për temat e diskutimit në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.

“LDK Kryesia. Orientimet për dialog dhe përgatitjet për zgjedhje, tema të takimit”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Kujtojmë se kohët e fundit, LDK ka pasur të shtuar numrin e mbledhjeve në të cilat janë diskutuar shumë çështje të rëndësishme të vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat