Alarmon analisti politik: Ballkani mund të përballet me një valë të re të konflikteve, si rezultat i lojërave Thaçi-Vuçiq

Aktuale

Alarmon analisti politik: Ballkani mund të përballet me një valë të re të konflikteve, si rezultat i lojërave Thaçi-Vuçiq

Nga: N.H Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:38
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, ka bërë një koment rreth mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, nga ku temë diskutimi ishin orientimet për dialog si dhe përgatitjet për zgjedhje të reja.

E lidhur me ketë, Abazi thotë se kjo parti është në gjendje që në mënyrë parimore të mbrojë shtetësinë dhe kushtetutën e vendit.

Sipas tij, ky nivel parimore i LDK-së dhe LVV-së për bashkëveprim jep shprese për një konstruktivitet dhe pjekuri politike dhe një kujdes ndaj votuesve dhe zërit qytetarë.

Në fund, analisti politik përmes një postimi në Facebook, thekson se Ballkani mund të përballet me një valë të re të konflikteve, si rezultat i lojërave nga Thaçi dhe Vuçiq.

Ja postimi i tij i plotë:

Një konference me shume rendësi

LDK veq sa perfundoje nje konferece shume te rendesishme per procesin dhe drejtimin qe duhet te marre vendi yne perfundimisht.

LDK sot koa konfirmuar se eshte ne gjendje qe ne mnyre parimore te mbroje shtetesine dhe kushtetuten e vendit.

Vendimi i LDK per te mos marre pjese ne pazaret e Serbine eshte vendimi me rendesishm ne 10 vitet e fundit duke treguar qe miresjellja dhe mirekuptimi per PDK dhe pazargjinjet tjere e ka kufirin e vet. LDK nuk mundet ne asnje menyre te dale ne perkahje te atyre qe refuzojne parlamentaret dhe perfaqesuesit te kancelares Gjermane dhe permbrenda te njejtes fjali ne menyre eksplicite angazhohet per ocionin e ndarjes se Kosoves qe eshte propozim Ruso- Serb.

LDK gjithashtu ka treguar qe eshte poashtu e gatshme qe te tejkaloje ceshtjet dhe dallimet ideologjike ne raport me levizjen VV per interesin e shtetit dhe kombit tone. Ky nivel parimore i LDK dhe LVV per bashkeveprim jep shprese per nje konstruktivitet dhe pjekuri poltike dhe nje kujdes ndaj votuesve dhe zerit qytetare.

Ky integritet politike dhe vendosmeri qr LDK ka treguar perveq qe duhet inkurajuar AAK dhe NISMEN duhet alarmuar per rrezikun e madhe qe po kanoset vendit nga Thaci njerezit e tij. Tentimi i tij per te shitur" mjegull ne takimin ne France e vendose Kosoven ne rrezik dhe Ballkani mund te perballet me nje vale te re te konflikteve si rezultat i lojrave Vucic- Thaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat