Dorëhiqet kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi

Aktuale

Dorëhiqet kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:56
Petrit Gashi

Burime të sigurta të kp kanë bërë të ditur se kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi ka ofruar dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Mësohet se arsyet e dorëheqjes janë pas krijimit të situatës së krijuar brenda në AKP, pas shkarkimit të drejtorit të AKP-së, Ekrem Hajdari.

Po ashtu është thënë se Petrit Gashi ka qenë ai i vetmi nga anëtarët e bordit që nuk e ka votuar shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit të AKP-së.

Kuvendi i Kosovës, në dhjetorin e vitit 2015 kishte kompletuar bordin Agjencisë Kosovare të Privatizimit duke zgjedhur anëtarët e propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Kryetar i Bordit të AKP-së, është zgjedhur Petrit Gashi, anëtarë Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Seknder Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq, Bajram Zejnullahu.

Ndryshe Petrit Gashi është profesor në Fakultetin Ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat