Albin Kurti fotografohet në një autobus urban në Norvegji, duke bërë atë që e bën më së shpeshti

Aktuale

Albin Kurti fotografohet në një autobus urban në Norvegji, duke bërë atë që e bën më së shpeshti

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:42
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, është një ndër politikanëve më të afërt me librin.

Artikulimi i tij gjatë debateve të shumta, ku ai paraqitet, është gjithmonë më i veçantë, duke e dëshmuar zhvillimin e tij teorik si arsye të leximeve të shumta.

Kurti, disa herë edhe vetë e ka potencuar se më së shumti ka lexuar gjatë kohës sa është mbajtur në burgje, edhe në kohën e Serbisë, e edhe në burgjet e pasluftës, për shkak të karakterit prej rebeli, duke u ngritur kundër sistemeve ndërkombëtare e vendore.

Së fundmi, një lexuese e medias në Norvegji, ka kapur fotografi të Kurtit në një autobus urban në Oslo, ku shihet duke e lexuar një libër.

Aty, Kurti duket më i qetë nga reagimi i njerëzve, sepse nuk është i njohur siç është në Kosovë.

Albin Kurti udhëton shpesh drejt Norvegjisë, pasi që atje jetojnë bashkëshortja norvegjeze dhe vajza e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat