Haxhiu tregon se çka punuan në grupin punues për votimin jashtë vendit

Aktuale

Haxhiu tregon se çka punuan në grupin punues për votimin jashtë vendit

Nga: N.H Më: 29 tetor 2018 Në ora: 17:56
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, njëherit edhe kryetare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, thotë se në grupin punues për votimin jashtë vendit, kanë prezantuar qëndrimet lidhur me votimin jashtë vendit.

Ja postimi i plotë i saj:

Sot, në grupin punues për votimin jashtë vendit, prezantuam qëndrimet lidhur me votimin jashtë vendit.

Ato janë si në vijim:
- votimi aktual me postë të mbetet por të parashihet edhe votimi në ambasada apo konsullata
- kushtëzimi se të drejtë për të votuar ka vetëm shtetasi i Republikës së Kosovës
- regjistrimi paraprak për votimin jashtë vendit të bëhet përmes regjistrimit online, emailit, postës, faksit

Dhe çështje tjera që ndërlidhen me këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat