Kadri Veseli flet për dorëheqjen e Gashit dhe shkarkimin e Hajdarit nga AKP

Aktuale

Kadri Veseli flet për dorëheqjen e Gashit dhe shkarkimin e Hajdarit nga AKP

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:23
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një deklaratë e ka cilësuar si lajm të keq shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga posti i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe dorëheqjen e sapodhënë të Petrit Gashit nga pozita e kryesuesit të bordit të kësaj Agjencie.

“Shkarkimi i z. Hajdari dhe dorëheqja e z. Gashi janë lajm i keq për Kosovën. Kam pasur një bashkëpunim te shkëlqyer me ta, si institucion dhe si profesionistë”, tha Veseli për kallxo.

Petrit Gashi sot gjatë ditës publikisht ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryesuesit të bordit.

Pak ditë më parë u shkarkua edhe drejtori Ekrem Hajdari nga bordi i drejtorëve të kësaj agjencie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat