Policia jep 20 mijë euro për informacione rreth vrasjes së Ivanoviqit

Aktuale

Policia jep 20 mijë euro për informacione rreth vrasjes së Ivanoviqit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 19:45
Në vendin ku ndodhi vrasja

Policia ka dyfishuar shpërblimin për informacionin e vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanovic.

Duke kujtuar se  kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga vrasja e Ivanovicit, policia aso kohe kishte vënë një shpërblim prej 10 mijë euro për secilin që mund të ofrojë informacione që do të çonin në zbardhjen e këtij krimi.

Mirëpo, shuma e vendosur atëherë është dyfishuar, kjo është konfirmuar sot për mediat serbe nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë për Resursë , Dejan Jankovic.

Sipas tij, kjo shumë tanimë kap shifrën e 20 mijë eurove.

Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti përpara zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat