Thaçi pritet ta vizitojë Bjellorusinë

Aktuale

Thaçi pritet ta vizitojë Bjellorusinë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 22:57
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës pritet që nesër nga Turqia të udhëtojë për vizitë në Bjellorusi, bëjnë të ditur burime të mediave.

Ende nuk janë të ditura publike arsyet e vizitës.

Ndryshe, më 27 korrik 1990, Bjellorusia është ndarë nga Bashkimi Sovjetik dhe shpallet shtet i pavarur. Gjatë kësaj kohe, Stanislav Shushkeviq merr pozitën kryesore të udhëheqjes së shtetit, dhe së bashku me Boris Jelcinin dhe udhëheqësin e Ukrainës, Leonid Kravçuk, më 8 dhjetor 1991 e shpallin shpërndarjen e Bashkimit Sovjetik dhe themeluan Lidhjen e Shteteve të Pavarura.

Që nga 1994 vendi udhëhiqet nga Aleksandër Lukashenko, i cili kritikohet si diktator për politikën e tij të kufizimit në maksimum të lirisë së fjalës, të shtypit, të besimit fetar, të krijimit të organizatave opozitare etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat