FMN: Të rishqyrtohet projektligji për pagat – nevojiten reforma në skemën sociale

Aktuale

FMN: Të rishqyrtohet projektligji për pagat – nevojiten reforma në skemën sociale

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:24
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza dhe udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble

Dallimet në parashikimet ekonomike mes FMN-së dhe Qeverisë së Kosovës në projektbuxhetin për vitin 2019 janë shumë të vogla.

Kështu ka thënë sot ministri i Financave Bedri Hamza me rastin e përfundimit të vizitës së Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me udhëheqësen e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble, thanë se kanë diskutuar për ecurinë e buxhetit të vitit aktual, projektbuxheti për vitin 2019 dhe obligimet që rrjedhin në raport me FMN-në.

Kreu i MF-së tha se presin që buxheti aktual të përmbushet në masë 98-99 për qind, dhe pohoi se presin që deficiti buxhetor te jetë më pak se 2 për qind deri në fund të vitit.    

Dinamika e mirë e të hyrave, sipas tij, mundëson që të kryhen të gjitha obligimet ligjore dhe kontraktuale.

Ndërsa, duke folur për projektbuxhetin e vitit 2019 që pritet të jetë 2.3 miliardë euro, Hamza vlerësoi se dallimet në parashikimet ekonomike mes FMN-së dhe Qeverisë janë shumë të vogla, rreth 30 milionë euro.

Hamza: Dallimet me FMN-në janë simbolike

“Sa i përket projeksioneve ekonomike për periudhën e ardhshme, jemi të përafërt, FMN, është pak më ulët se ne. Ne e mirëkuptojmë dhe e vlerësojmë këtë. E kuptojmë edhe aspektin profesional, edhe natyrën e kujdesshme të FMN-së në parashikimet, por dallimet janë shumë simbolike. Gjithashtu kemi dallime simbolike jo domethënëse që nuk e ndikojnë as deficitin buxhetor, as bilancin bankar. Si qeveri e kemi aprovua buxhetin me një diferencë jo domethënëse, është shumë simbolike. Dallimin e kemi diku përreth 30 milionë euro që duhet të jenë të hyrat më të vogëli të planifikuara”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se të hyrat e rregullta të buxhetit do të jenë 1 miliardë e 949 milionë euro, 140 milionë janë të parapara të rrjedhin nga procesi i likuidimit përmes AKP-së dhe 120 milionë euro përmes klauzolës së investimeve.

Ministri Hamza siguroi përfaqësuesit e FMN-së dhe qytetarët se Kosova është në pozitë të mirë makrofiskale, mirëpo, kjo sipas tij, nuk nënkupton që të bëhen veprime të cilat kanë kosto të papërballueshme për buxhetin e Kosovës.

Hazma: Kemi nevojë për reforma edhe te pjesa e skemave sociale

“Kemi nevojë që të ecim në reforma, edhe te pjesa e skemave sociale, edhe te pjesa e prokurimit, edhe te pjesa e administrimit të të hyrave. Edhe te rritja e efikasitetit në drejtësi dhe besoj që në të ardhmen sic e kemi pasur deri më tash do të vazhdojmë ta kemi edhe përkrahjen e FMN-së. Situata aktuale, stabile dhe qëndrueshmëria makro fiskale neve nuk na jep komoditet që të bëjmë veprime të pa kujdesshme, as sa i përket iniciativave ligjore që mund të kenë kosto dhe ndikim në buxhetin e Kosovës”, tha ai.

Udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble ka thënë se Kosova vazhdon të ketë stabilitet ekonomik që është parakusht për të rritur vendet e punës.

Ajo tha se FMN pret që ekonomia e Kosovës të rritet në rreth 4 për qind këtë vit, që është ndër më të lartat në rajon, ndërsa kjo rritje pritet të jetë më e lartë në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, përfaqësues të FMN-së kërkojnë reforma për veteranët e luftës dhe pohuan se shfrytëzimi i mjeteve nga privatizimi nuk janë produktive.

Eble: Reformat për veteran duhet të vazhdojnë

“Megjithatë, i kemi disa shqetësime sa i përket buxhetit siç e theksoi edhe vetë ministri. Ai mbështetet në përmirësimin në të hyrat nga ATK dhe supozon që reformat e shtyra qe sa kohë të veteranëve të luftës do të vazhdojnë, do të realizohen. Janë shtyrë përpara disa iniciativa që nuk janë produktive që është shfrytëzimi i të hyrave nga privatizimi sjellin buxhetin total gatë në 11 për qind të GDP-së dhe kjo rrezikon që paratë do të shkojnë në projekte pa realizueshmëri të dëshmuar. I kemi diskutuar të gjitha këto rreziqe me Qeverinë dhe kjo ka shprehur përkushtim që do t’i trajtojë të gjitha këto rreziqe”, ka thënë Eble.

Ajo kërkoi përshpejtimin e reformave në ATK për të luftuar informalitetin dhe  uljen e stokut të lartë të borxhit të pa mbledhur tatimor.

Elbe po ashtu ka kërkuar që projektligji për pagat të rishqyrtohet, pasi përveç që ka kosto të lartë, nuk trajton “Punë të barabartë për pagë të barabartë”.

Eble: Shtesat për fëmijë dhe mësimdhënës duhet të stopohen

“Për të mbajtur presionin e shpenzimeve sociale do të jetë thelbësore që të vazhdohet tutje me reforma e veteranëve të luftës dhe të frenohen skemat e reja, ato për shtesat e fëmijëve dhe të mësimdhënësve dhe të tjera, sepse ato minojnë drejtësinë e sistemin pensional dhe nuk janë të targetuara vetëm për të varfëritë. Çdo rritje e pensionit duhet të lidhet vetëm me pensionin bazë. Për sa i përket presionit në faturën e pagave, reforma e administratës publike duhet të përshtatet sipas rregullave të pagave dhe projektligji për pagat duhet të rishqyrtohet jo vetëm për shkak të kostos të madhe fiskale, por edhe për shkak të lejimeve të shumta edhe meqë nuk siguron “Pagë të barabartë – për punë të barabartë””, tha ajo.

Elbe ka thënë se sektori bankar duhet të përmirësohet edhe më tej për kredi dhënie, ndërsa guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti me këtë rast ka thënë se sektori financiar vazhdon të ketë rritje.

FMN-ja kërkon rishqyrtimin e Projektligjit për Pagat, ka shqetësime edhe për veteranët

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar vizitën në Kosovë, anëtarët e të cilit kanë zhvilluar një sërë takimesh më përfaqësues të lartë dhe ekspertë të institucioneve qeveritare.

Me këtë rast, ministri i Financave (MF), Bedri Hamza dhe udhëheqësja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble, kanë mbajtur konferencë për medie.

Hamza tha se për gjatë dy javëve me përfaqësuesit e FMN-së kanë diskutuar për ecurinë e buxhetit aktual, buxhetin për vitin e ardhshëm dhe për nenin katër të ligjit i cili rregullon çështjet e Qeverisë me FMN-në.  Hamza tha se presin që buxheti aktual të përmbushet në masë 98-99 për qind.

Hamza theksoi se presin që deficiti buxhetor te jetë më pak se 2 për qind në fund të viti.

“Jemi të detyruar t’i bëjmë disa ndryshime në buxhet sepse është e domosdoshme sepse kemi lëvizje buxhetore”.

Hamza tha se e kanë diskutuar në detaje buxhetin për vitin 2019 dhe bëri të ditur se është qëndrim i përbashkët më FMN-në që të vazhdojnë të ruajnë rregullin e bankave dhe rregullin e bilancit bankar.

Kreu i MF-së vlerësoi se dallimet në parashikimet ekonomike mes FMN-së dhe Qeverisë janë shumë të vogla, rreth 30 milionë euro.

“Sa i përket projeksioneve ekonomike, FMN është pak më ulët se ne, e vlerësojmë këtë, por dallimet janë shumë simbolike. Kemi dallime simbolike edhe rreth projeksioneve. Ne e kemi miratuar buxhetin me një diferencë simbolike. Janë disa milionë euro që kemi dallim te projeksionet por kjo nuk e ndryshon qasjen e përbashkët. Dallimin e kemi për rreth 30 milionë euro që duhet të jenë më pak të hyra të planifikuara”, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Hamza tutje tha se është e mirëpritur nga FMN-ja fakti që u është dhënë prioritet rendit dhe ligjit, shëndetësisë, arsimit. Ai ka deklaruar se nëse rritet buxheti për këta sektorë atëherë duhet të rritet edhe efekti në këta sektorë.

Hamza u shpreh se Kosova qëndron mirë ne aspektin fiskal por kjo sipas tij nënkupton qe të ndërmarrin veprime që kanë kosto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat